Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e martesës së Princeshë Eugenie, kushërirës së afërt të Princ William dhe Princ Harryt. Dasma është zhvilluar në pallatin mbretëror dhe sigurisht që të pranishëm kanë qenë e gjithë familja. Princeshë Eugenie ka zgjedhur të veshë një fustan të firmës ‘Peter Pilotto’ i cili i nxjerr në pah shenjat në kurriz, të cilat i ka që në moshën 12 vjeçare nga një operacion. Në ‘look’-un e saj ka mbizotëruar thjeshtësia dhe nga makijazhi i lehtë duken qartë skuqjet në faqet e saj. Mediat e huaja e kanë krahasuar dukjen e saj me atë të personazhit të animuar ‘Ariel’.