Princi Harry pretendon se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, William gjatë një sherri për martesën e tij me Meghan Markle. The Guardian ka marrë një kopje të “Spare”, librit autobiografik të Harry-t që del të martën. Sipas raportit të gazetës, në libër përshkruhet një diskutim mes vëllezërve për gruan e Harry-t, Meghan.
Në një pjesë të librit, pretendohet se William e kapi vëllain e tij duke e rrëzuar në dysheme. Harry vazhdon të pretendojë se William e kishte quajtur aktoren amerikane, me të cilën ai tashmë dy fëmijë, si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “mizore”.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme. U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, thuhet se ka shkruar Harry në libër.








