Princ Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e rradhës.
Çifti mbërritën të shtunën në mëngjes dhe shmangën përdorimin e një avioni privat. Ndërsa, fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet, nuk i shoqëronin.
Lajmi se Harry dhe Meghan do të kthehen në tokën britanike u konfirmua në gusht me një zëdhënës të çiftit duke thënë në atë kohë: “Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, janë të gëzuar që do të vizitojnë shumë organizata bamirësie pranë Anglisë në fillim të shtatorit”.
Çifti do të shkojë gjithashtu në Mançester për Samitin e Botës “One Young”, një ngjarje që përfshin liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, ditën e hënë. Dukesha e Sussex-it është gjithashtu një këshilltare e organizatës, së bashku me Justin Trudeau, Sir Richard Branson dhe Jamie Oliver.

Nuk dihet ende nëse ata do ta takojnë mbretëreshën Elizabeth II gjatë qëndrimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Monarkja është aktualisht ende në pushimet e saj verore në Balmoral.








