Në 27 nëntor të vitit 2017-të, pallati mbretëror shpalli fejesën e Princit Harry dhe Meghan Markle. Pas disa ditësh mbushet plot një vit nga ajo ditë e rëndësishme për Harry dhe Meghan, por ata nuk do të jenë bashkë për të festuar. Pallati mbretëror me anë të një njoftimi ka treguar se Princi Harry në 26 dhe 27 nëntor do të jetë në Zambia për të punuar për bizneset zyrtare të mbretërisë. Duke qenë se Meghan është shtatzënë me fëmijën e parë e ka të pamundur ta shoqëroje Harry-n në këtë udhëtim, kështu që atyre do u duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Nëntori shënon edhe muajin e gjashtë të martesës së tyre. /revistawho.com