Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Heidi Baci nuk e ka ndalur rrugëtimin e saj kreativ. Ajo sapo ka sjellë për lexuesit një dimension të ri të vetes – përmes botimit të parë poetik, të titulluar “Liminal”.
Nëse dikur publiku e njihte si moderatore dhe protagoniste televizive, tani ajo prezantohet si një zë i ndjeshëm në letërsinë shqipe.
“Liminal”, siç nënkupton edhe vetë titulli, shënon një hapësirë kalimtare mes dy botëve – reale dhe emocionale, konkrete dhe metaforike. Ky koncept pasqyron udhëtimin shpirtëror që Heidi ndan me lexuesit, duke u thelluar në përvojat dhe mendimet e saj më intime.
Që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ajo e kishte zbuluar këtë anë të saj, duke u treguar të tjerëve se: “Poezia ishte një mënyrë e rëndësishme për të shprehur veten dhe ndjenjat e saj më të thella.”
Me këtë libër, Heidi vërteton se nuk ishte vetëm një moment televiziv apo një rrëfim i përkohshëm: ndjeshmëria e saj poetike është reale dhe tashmë e përkthyer në faqe libri.
Ajo kishte ndarë edhe vargje me banorët e shtëpisë, duke krijuar një ndjesi se pas aparencës së ekranit, fshihet një shpirt i ndjeshëm dhe krijues.