Dita në punë e Heidi Lushtakut nuk është më njësoj që pasi u bë nënë. Tashmë ajo ka një shoqërues shumë të lezetshëm që është bashkë me të në çdo set fotografik. Në fotot e fundit të publikuara në Instagram Heidi na ka treguar se vogëlushi i saj e shoqëron edhe në punë, duke ndarë disa momente shumë të ëmbla nga prapaskenat. “Rikthim në punë”, shkruan modelja krah fotove teksa në foto shihet me djalin në çdo moment. Edhe pse ka vetëm pak kohë që u bë nënë, Heidi nuk ka marrë shumë kohë për të pushuar, por i është rikthyer modelingut.
View this post on Instagram