Sipas fjalëve të ekspertëve, sikur kjo lidhje të ishte më e qartë, sot gjendja me sëmundjet e zemrës do të ishte krejtësisht ndryshe. Shkencëtarët lidhjen ndërmjet konsumimit të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës e kanë zbuluar para 60 vjetësh, por ajo vetëm tani është vërtetuar në tërësi. Pse është pritur kaq gjatë?
Sipas të dhënave më të reja, të cilat i publikon e përmuajshmja mjekësore “Jama”, industria e sheqerit ka sponsoruar hulumtimet të cilat fajtorin kryesor për sëmundjet e zemrës e kanë gjetur në yndyra. Grupi atëherë është quajtur “Fondacioni për hulumtimin e sheqerit” dhe ka promovuar ato rezultate dhe kështu i ka fshehur hulumtimet tjera. Sot ai grup quhet “Shoqata për sheqer” dhe në pyetjet nga CNN-i nuk kanë pasur koment, por i ka vënë në pyetje të dhënat e vjetra 60-vjeccare. Sipas fjalëve të Aira Shmitit nga Universiteti Kalifornia, njëra ndër autoret e studimit, sikur lidhja e sheqerit dhe e sëmundjeve të zemrës të kishte qenë e qartë, tani gjendja me sëmundjet e zemrës do të ishte krejtësisht ndryshe.
Në vitin 1960 mjeku Xhon Judkin ka thënë se ekziston lidhja e sëmundjeve të zemrës dhe sheqerit, sepse konsumimi i tij e ngre nivelin e triglicerideve në gjak. Mjekja amerikane Ansel Kiz fajin kryesisht ua ka hedhur yndyrave. Qëndrimi i saj ka qenë i pranuar përgjithësisht.
Hulumtimi i ri mbi ndikimin e industrisë së sheqerit në këto rezultate mbështetet në letrat të cilat nga “Fondacioni për hulumtimin e sheqerit” u kanë dërguar shkencëtarëve të ndryshëm, shkruan ‘Shije’. Letrat zbulojnë se ata kanë financuar vetëm hulumtimet të cilat nuk e kanë paraqitur sheqerin si fajtor për sëmurjet e zemrës. Që të bëhet edhe më keq, për aq sa niveli i yndyrave në ushqim është zvogëluar, sheqeri ka qenë zëvendësimi logjik .
Sipas hulumtimeve më të reja, ka dalë se marrja e sheqerit paraqet rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës se sa marrja e yndyrave. Qeveria e SHBA-së për herë të parë ka vënë kufizimin e marrjes së sheqerit në 10 për qind të kalorive ditore.
Sëmundjet e zemrës janë shkak për çdo 4 vdekje, me rreth 610 000 në vit. Edhe shtimi i përqindjes së të obezitetit është në rritje, sidomos tek fëmijët.