Hëna e plotë në shenjën e Peshores në 31 mars nxjerr në pah tensione të brendshme, por edhe presione të jashtme kombinimi i të cilëve mund t’ju çojë në konflikte dhe të shkaktojë krizë dhe shkëputje të marrëdhënieve personale dhe profesionale. Saturni në mungesë të harmonisë me Hënën e plotë dhe me Mërkurin retrograd, lë vend për mendime negative, sjell trishtim dhe tendenca për vetmi. Në lojë futet dhe Marsi në lidhje të ngushtë me Saturnin, dhe në aspekt jo harmonik me Hënën e plotë dhe Mërkurin retrograd dhe vështirëson akoma më shumë situatën, prandaj mirë është të ruani gjakftohtësinë, të mos nxitoheni, të mos merrni vendime që mund t’ju kushtojnë, të punoni shumë dhe të kujdeseni për shëndetin. Natyrisht ky ndikim i Hënës së plotë prek veçanërisht përfaqësuesit e shenjës së Peshores, Dashit, Bricjapit dhe të Gaforres që janë të lindur në fund të dhjetëditëshit të parë dhe në fillim të dhjetëditëshit të dytë.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Dashit, kaloni një periudhë intensive dhe të tensionuar nga të gjitha anët. Çështjet profesionale dhe marrëdhëniet personale janë në qendër të vëmendjes suaj dhe do të vështirësohen më shumë në 31/3, veçanërisht për të lindurit rreth datave 29/3 deri në 2/4. Marrëdhëniet personale dhe profesionale kalojnë krizë dhe mund të bëni dhe një spastrim në këtë fushë. Përsa i përket biznesit tuaj duhet të punoni shumë dhe pse hasni vështirësi apo nuk ndiheni shumë të kënaqur, të jeni të bindur se do të shpërbleheni. Nga fillimi i prillit financat tuaja do të përmirësohen.
Këshillë: Mos harroni të kujdeseni për shëndetin tuaj.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Demit, po kaloni një periudhë të mbyllur pak në vetvete, me mendime dhe rishikime të disa situatave. Gjatë javës mund të keni kontakte dhe takime sekrete, ndoshta edhe nga e kaluara. Hëna e plotë në 31/3 vendos fokusin në çështjet e punës dhe jetën e përditshme dhe nuk përjashtohet mundësia t’ju shqetësoj shëndeti i një personi nga rrethi juaj familjar. Për arsyet e mësipërme, nuk do të ishte e habitshme në qoftë se gjendja juaj shpirtërore nuk do të jetë dhe aq e mirë. Bëni pak durim, Venusi kalon në shenjën tuaj dhe hap perspektiva të reja.
Këshillë: Gjeni mënyrën e duhur të relaksoheni nga çështjet që ju shqetësojnë.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Binjakëve, këtë periudhë keni një jetë shoqërore shumë të aktivizuar dhe me momente sentimentale, erotike, interesante. Takoni miq dhe të dashur nga e kaluara, por njëkohësisht njihni dhe të rinj. Nuk përjashtohet mundësia që nga ambienti juaj miqësor të nis një histori dashurie, mirë është të mos bëni plane për të ardhmen. Për ju që jeni prindër do të angazhoheni më shumë me fëmijët dhe problemet e tyre. Gjendja juaj shpirtërore nuk do të jetë e stabilizuar, do të karakterizohet nga ulje dhe ngritje.
Këshillë: Gjeni lumturinë dhe mos i lejoni vetes të shkaktohen konflikte të panevojshme.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Gaforres, i jeni dedikuar punës dhe keni lënë pas dore detyrimet tuaja familjare, një problem me të cilin do të përballeni në 31/3, nën ndikimin e Hënës së plotë. Tensione dhe konflikte do të shkaktohen dhe kërkohet nga ju të ruani marrëdhëniet personale dhe profesionale që ju interesojnë. Në çështjet profesionale, të cilat madje mund të vijnë dhe nga e kaluara do të keni mbështetjen dhe ndihmën e miqve tuaj. Hëna e plotë ndikon kryesisht të lindurit rreth datave 30/6 deri në 4/7.
Këshillë: Tensionin dhe energjinë përdorini pozitivisht dhe për krijimtari.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Luanit, ritmet dhe vështirësitë e jetës së përditëshme dhe detyrimet profesionale në rritje do t’ju çojnë në një lodhje të madhe fizike dhe mendore. Por mos humbni durimin pasi kushte të favorshme vijnë për ju në sferën profesionale. Ndoshta një çështje ligjore që lidhet me interesat tuaja financiare apo profesionale mund t’ju preokupoj përsëri, por do të gjeni mënyrën për ta zgjidhur.
Këshillë: Gjeni kohë për të ushtruar një hobi që dëshironi dhe bëni stërvitjen pjesë të jetës suaj.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Virgjëreshës, çështje financiare që kanë të bëjnë me bankat, me tatimet ose bashkëpunëtorët tuaj mund t’ju preokupojnë, t’ju shqetësojnë dhe si pasojë të ndikojnë në gjendjen tuaj psikologjike. Sidoqoftë nuk ka asnjë arsye për shqetësim pasi është koha e duhur të programoni dhe të zgjidhni këto çështje. Gjatë kësaj periudhe mund të keni probleme lidhur me fëmijët tuaj, megjithatë në vijim gjërat do të marrin rrugëzgjidhje.
Këshillë: Një udhëtim do t’ju afroj me të dashurin tuaj.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Peshores, probleme familjare, probleme lidhur me pasurinë dhe dëme në shtëpi mund të keni gjatë kësaj periudhe. Nuk përjashtohen dhe konflikte në marrëdhëniet personale dhe profesionale si pasojë e problemeve të mësipërme, pasi Hëna e plotë që bëhet në shenjën tuaj ka aspekte jo harmonike dhe ndikon kryesisht të lindurit rreth datave 1/10 deri në 5/10. Mos gërmoni të kaluarën dhe ruani gjakftohtësinë me qëllim që të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Në çdo rast, gjatë ditëve që do të vijojnë do të gjeni zgjidhje dhe do të gjeni dhe mënyrën të përmirësoni të ardhurat tuaja
Këshillë: Bëni një riorganizim të programit tuaj.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Akrepit, detyrimet e shtuara të jetës së përditshme si dhe përgjegjësia dhe detyrimet profesionale do të jenë shkaku të humbisni gjakftohtësinë dhe të përfshiheni në konflikte që do t’ju bëjnë të humbisni gjumin. Kujdes në përgjithësi me sjelljen tuaj, në ambientin e punës por edhe me të afërmit. Ngadalësoni ritmet e punës dhe kujdesuni për shëndetin tuaj. Nga fillimi i prillit fillon një periudhë mjaft pozitve dhe me perspektivë në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve.
Këshillë: Kujdesuni më shumë për dietën tuaj.
Të dashur përfaqësues të Shigjetarit, për shkak të tensioneve sentimentale dhe pasigurisë që mund të ndjeni keni humbur qetësinë dhe ndoshta keni lënë pas dore dhe disa fusha të rëndësishme në jetën tuaj. Probleme ekonomike dhe vështirësi financiare do të dalin në sipërfaqe dhe do të kërkojnë zgjidhje, kështu që duhet t’ju shmangeni shpenzimeve të mëdha dhe riskut në investime. Nga fillim i prillit mund të bëni veprime për një riorganizim të biznesit dhe do të gjeni zgjidhje për financat tuaja.
Këshillë: Mundohuni të bëni një farë ekonomie dhe të keni diçka në anë.
Të dashur përfaqësues të Bricjapit, përgjegjësitë familjare, të cilat janë të pashmangshme dhe jo nën kontrollin tuaj ju kanë lënë pak pas në fushën profesionale dhe në biznes dhe si rezultat gjatë kësaj periudhe vraponi dhe nuk arrini. Është një periudhë pak e vështirë, por ju jeni njerëz të punës dhe shumë shpejt do të normalizoni situatën. Gjëja më e mirë që mund të bëni gjatë kësaj periudhe është t’i kushtoheni punës dhe financave, por jo në dëm të shëndetit. Hëna e plotë ndikon kryesisht të lindurit rreth datave 30/12 deri në 3/1. Në fillim të prillit do të ndiheni më mirë në anën sentimentale, gjë që do të ndikojë pozitivisht dhe në sferën profesionale.
Këshillë: Kontrolloni nervat dhe sjelljen tuaj.
Të dashur përfaqësues të shenjës së Ujorit, gjatë kësaj periudhe gjendeni në lëvizje të vazhdueshme dhe të zënë me shumë çështje. Ju jeni duke bërë takime me njerëz të ndryshëm dhe diskutime të vazhdueshme mbi çështje të reja apo të vjetra. Gjatë këtyre takimeve apo bisedimeve duhet të keni kujdes se çfarë thoni, pasi ekziston mundësia të bëheni objektiv i prapaskenave. Kujdesuni për shëndetin tuaj pasi lodhja e akumuluar dhe tensionet e brendshme mund ta rëndojnë atë.
Këshillë: Shfrytëzoni këtë periudhë për të vendosur synime të reja dhe mos merrni vendime përfundimtare.
Të dashur përfaqësues të shënjës së Peshqëve, kjo periudhë kërkon vëmendjen dhe përkushtimin tuaj maksimal ndaj financave. Detyrime financiare të së kaluarës do t’ju preokupojnë dhe do t’ju stresojnë dhe në të njëjtën kohë duhet të gjeni ide të zgjuara për të arritur synimet tuaja. Disa nga ju mund të kthehen në punë ose bashkëpunime të mëparshme për të zgjidhur përkohësisht vështirësitë financiare, ndërsa të tjerë mund të hyjnë në konflikt, në përpjekje për të pretenduar lekët që ju detyrohen.
Këshillë: Shmangni shpenzimet e panevojshme.