Tetori, ky muaj me tre hëna, fillon me hënën e plotë në shenjën e dashit, e cila kërkon të trajtojmë me kujdes marrëdhëniet dhe partneritetet tona duke ruajtur ekuilibrin e tyre. Në përgjithësi gjatë muajit tetor do të kemi tendenca të hetojmë dhe të sqarojmë lidhjet dhe marrëdhëniet tona dhe gjatë kësaj përpjekjeje do të bëjmë mjaft gabime. Tetori do të jetë një muaj me vështirësi prandaj pajisuni me durim dhe disiplinë. Problemet sociale, politike dhe ekonomike do të dalin prapë në sipërfaqe, madje do ripërjetojmë situata të njëjta dhe do të hasemi me probleme të së kaluarës dhe duket se disa gjëra do të marrin rrugën e zgjidhjes pa përcaktuar se do të jetë pozitive apo negative. Tetori përmban betejën e fundit për 2020 dhe në fakt ngjarjet janë të përsëritshme deri ne dhjetor, aty ku do të dimë vërtet se çfarë drejtim do të marrin situatat që na shqetësojnë. Është shumë e domosdoshme të kontrollojmë anën psikologjike që do të jetë disa herë e rënduar brenda muajit dhe situatat shpërthyese pasi konfliktet dhe acarimet nuk do të mungojnë.
DASHI
Hëna e plotë zhvillohet në shenjën tuaj dhe ju fton të përqëndroheni në marrëdhëniet dhe partneritetet, të cilat do të testohen dhe do të rrezikohen. Çdo gjë varet nga ju dhe sjellja juaj. Nëqoftëse jeni të bindur se prezenca e disa personave në jetën tuaj ju sjell vetëm dëme, është momenti të çliroheni prej tyre, në të kundërt mos u nxitoni të merrni vendime përfundimtare. Optimizmi ju karakterizon gjatë kësaj periudhe i cili na disa raste ju udhëheq në ekzagjerime dhe gabime. Paralelisht nuk do t’ju mungojë dhe ndihma nga njerëzit tuaj apo nga persona me potence.
DEMI
Është momenti të bëni plane dhe projekte frytdhënëse për të ardhmen tuaj. Ekziston mundësia që paralelisht t’ju pushtojë ankthi apo frika lidhur me to, pikërisht këto duhet të kapërceni në momentin e tanishëm. Të jeni sa më korrekt në punë dhe të shmangni prapaskenat, por njëkohësisht gjeni kohën për çlodhje dhe relaksim. Të jeni të aktivizuar në jetën sociale gjatë kësaj periudhe pasi miqtë do të jenë pranë jush, ndërkohë që dhe flirti dhe dashuria do të kenë një pjesë të konsiderueshme në jetën tuaj gjatë tetorit.
BINJAKËT
Hëna e plotë në shenjën e Dashit zhvillohet në fushën e kontakteve tuaja sociale dhe siguria apo mbivlerësimi i vetes mund të shkaktojë ndërprerjen e disa marrëdhënieve që ndoshta ishin mbështetje për ju. Lini të kaluarën pas, vendosni qëllime të reja, afatgjata dhe të ëndërroni për të ardhmen. Gjatë muajit përqendrohuni në punën tuaj duke e promovuar sa më mirë atë dhe kaloni momente të këndshme në familjen tuaj ku do të gjeni ngrohtësinë e duhur.
GAFORRJA
Përqendrohuni në fushën profesionale dhe karrierën tuaj në të cilën mund të keni dhe disa ndryshime të cilat nuk janë nën kontrollin tuaj. Mirë është të mos krijoni kontradikta me eprorët. Pavarësisht nga pa stabiliteti klientela, për ju që keni një biznes, do të rritet. Rëndësi të veçantë marrin dhe marrëdhëniet me të tjerët, qoftë personale apo profesionale. Sqaroni brenda vetes rëndësinë dhe rolin që kanë ata në lidhje me ju pastaj veproni. Kushtoni vëmendjen e duhur personave të familjes duke vendosur një ekuilibër mes tyre dhe karrierës. Në qoftë se kushtet e lejojnë bëni një udhëtim pasi paralelisht me punën do të përjetoni flirt dhe dashuri gjatë tetorit. Disa prej jush mund të deklaroni dhe të formalizoni lidhjen apo dashurinë tuaj.
LUANI
Është momenti të zgjidhni disa nga problemet e rutinës apo të jetës suaj të përditshme të cilat për një kohë të gjatë ishin jashtë kontrollit tuaj. Është një periudhë mjaft e mirë për të bërë një kontroll mjekësor dhe për të zgjidhur probleme lidhur me to. Ekziston mundësia të keni propozime për punë për të cilat përpara se të merrni vendimin përfundimtar dhe të bëni kontratën duhet t’ju jepni rëndësinë e duhur detajeve. Një udhëtim i gjatë, një çështje gjyqësore, studime apo një kontratë pune me jashtë shtetit janë temat kryesore që mund t’ju preokupojnë. Nëqoftëse do të jeni të kujdesshëm gjërat do t’i sillni në favorin tuaj.
VIGJËRESHA
Hëna e plotë në shenjën e Dashit nxjerr në pah dëshirat tuaja më të thella dhe ndikon në psikosintezën tuaj, rezultat i të cilave mund të jetë një tension i brendshëm që do të ndjeni. Për sa i përket anës praktike fokusi vendoset në sferën financiare dhe në detyrimet ndaj bankave, tatimeve, bashkëpunëtoreve etj, në përgjithësi ndaj të tjerëve. Shpenzimet dhe detyrimet nuk do të mungojnë gjatë muajit, por do të keni dhe të ardhura. Vëmendje do t’i kushtoni dhe paraqitjes së jashtme pasi dashuria ka vend të konsiderueshëm në jetën tuaj gjatë këtij muaji. Një njohje apo flirt do të marrë përmasa më të mëdha nga ato që mendoni apo prisni.
PESHORJA
Hëna e plotë përballë jush vendos fokusin në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, personale apo profesionale. Madje disa prej jush mund të jeni të preokupuar në lidhje me një marrëdhënie që është shumë e rëndësishme për ju. Mos ushtroni presion, mos merrni vendime përfundimtare se nuk do të keni rezultatet e dëshiruara, përdorni diplomacinë që është dhe talenti tuaj. Pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë që ka muaji do të keni paralelisht dhe mundësinë të shijoni momente dhe gjëra të bukura pasi ky është dhe muaji juaj. Thjesht do të bëni dhe spastrimet e fundit përpara se të kaloni në një fazë të re në fushën personale apo profesionale.
AKREPI
Është momenti t’i përvisheni punës dhe të ngrini barrën e përgjegjësisë që ju takon në jetën tuaj të përditshme, diçka që nuk ju tremb pasi jeni mjaft të aftë në këtë drejtim. Rëndësi ka të shmangni gabime që mund të jenë rezultat i keqkuptimit dhe të menaxhoni mirë të ardhurat. Organizoni dhe programoni sa më mirë rutinën dhe në lidhje me shëndetin apo formën tuaj fizike. Konfliktet në punë dhe aksidente e vogla mund t’ju nxjerrin jashtë programit. Gjatë muajit do të keni mjaft shance të kaloni momente të bukura dashurie apo ta gjeni atë në qofte se jeni në kërkim të saj, të dashurisë.
SHIGJETARI
Me hënën e plotë në shenjën e Dashit ju jepet mundësia të merrni iniciativa dhe të veproni në mënyrë krijuese. Flirti, dashuria si dhe aventurat do të jenë të theksuara gjatë kësaj periudhe. Optimizmi dhe mbivlerësimi i vetes do t’ju udhëheqin në gabime. Trajtoni me kujdes çështjet lidhur me fëmijët dhe kujdes në investime dhe shpenzimet e tepërta. Është momenti që të përfitoni nga prona juaj dhe të zgjidhni çështje lidhur me të. Në të njëjtën kohë përfitoni nga favorizimi që do të keni në jetën profesionale duke nxjerr në pah punën dhe talentet tuaja dhe duke e promovuar sa më mirë atë.
BRICJAPI
Hëna e plotë e një tetorit në shenjën e Dashit ka ndikim të madh dhe tek ju pothuajse në të gjitha fushat. Jeni në vazhdim të ndryshimeve dhe madje disa nga ju janë duke bërë ndryshime rrënjësore në punë apo në familje. Ndryshim shtëpie, pune apo krizë në marrëdhëniet tuaja do t’ju preokupojnë gjatë gjithë muajit pothuajse. Megjithatë filloni ta gjeni veten dhe ritmin e jetës. Kujdesuni për shëndetin, shmangni ankthin dhe mos merrni vendime përfundimtare të paktën përkohësisht. Kalimi i Venusit në shenjën e Virgjëreshës ndikon pozitivisht në jetën tuaj emocionale, personale dhe financiare.
UJORI
Ndikimi i kësaj hëne të plotë do të jetë pozitiv për ju, por kjo nuk do të thotë se jeni të çliruar nga problemet. Tregohuni të kujdesshëm në kontrate, premtime apo diskutime në lidhje me investime që doni të bëni në biznesin tuaj. Hetoni detajet duke mos u përfshirë nga entuziazmi i momentit. Njëkohësisht do të gjeni momente për t’u relaksuar dhe për të kaluar bukur me të dashurit gjatë këtij muaji, pavarësisht nga vështirësitë që do të ketë ky muaj për të gjithë.
PESHQIT
Me hënën e plotë në shenjën e Dashit fokusi vendoset në fushën financiare, ku do të keni ndryshime dhe shpenzime të papritura të cilat mund t’ju krijojnë një ndjenjë ankthi. Në fushën profesionale do të keni përparim dhe suksese ndërkohë që favorizoheni mjaft dhe në jetën tuaj erotike. Marrëdhëniet tuaja përmirësohen dhe riforcohen gjatë kësaj periudhe. Nuk do të mungojnë dhe ata që do të mbyllin një kapitull të vjetër për të hapur një të ri në fushën e marrëdhënieve. Në vija të përgjithshme jeni tek të favorizuarit e muajit./revistawho.com