Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Heronjtë e heshtur/ VIP-at shqiptarë që i kanë prindërit në vijën e parë të luftës kundër Covid-19

15/04/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Heronjtë e heshtur/ VIP-at shqiptarë që i kanë prindërit në vijën e parë të luftës kundër Covid-19

Mjekët dhe infermierët janë sot heronjtë e heshtur të luftës kundër Covid-19, me të cilën po përballet i gjithë globi. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Gjatë këtyre ditëve kemi zbuluar se disa nga mjekët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, janë prindër të personazheve shumë të njohur të showbizit.





Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja është djali i doktorit Dhimitër Kraja, i cili pasi kishte dalë në pension u kthye t’i bashkohej luftës kundër Covid-19. Pas rikthimit në detyrë, babai i Vikit u infektua me koronavirus. “Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, shkroi Viki. Për fat të mirë, Kraja arriti të shërohet nga virusi dhe doli negativ në testin e fundit.


Babai i Kiara Titos, moderatores së njohur shqiptare, është në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, në një prej spitaleve të Italisë. Së fundmi moderatorja publikoi një foto të të atit me maskë në fytyrë dhe shkruante “Papa”, duke treguar se i mungon i ati. Familja e Kiarës jetojnë prej vitesh në Itali ndërsa moderatorja ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri. Krah fotos me maskë, babai i Kiarës kishte shkruar: “Dhjetëra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin”.

Gjithashtu edhe mamaja e Rita Orës, Vera Ora u rikthye në vijën e parë të frontit, në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Vera Ora është psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme. Ajo u rikthye për të qenë e pranishme në qendrat shëndetësore për të përballuar fluskin e pacientëve. Mamaja e Ritës postoi një video ku shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. “Unë do të kthehem në punë nesër. Unë punoj me pacientë të shëndetit mendor, megjithatë, për shkak të presionit ndaj SHKSH do të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar me departamentet e tjera”- u shpreh e ëma e Rita Orës, Vera Ora./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
“Vetëm këpucët na rrinë fiks”, Soni Malaj ndan këto pamje nga karantina e saj

“Vetëm këpucët na rrinë fiks”, Soni Malaj ndan këto pamje nga karantina e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera