Ish-kandidatja demokrate, Hilary Clinton ka treguar së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’ admirimin e saj për dukeshën e Sussex, Meghan Markle, duke shtuar se inspirohet nga ajo. Clinton u shpreh lidhur me punën e 38-vjeçares në ‘Smart Works’, e cila është linja e veshjeve të punës dhe mbikqyret nga Markle.
Linja do të lançohet në 12 shtator dhe pritet të ketë shumë sukses. Kjo nuk është hera e parë që Meghan dhe Hilary zbulojnë se janë pjesë e një rrethi. Duka dhe dukesha i Sussex kanë punësuar gjithashtu ish-këshilltaren e fushatës së Clinton duke e bërë pjesë të stafit të tyre.
Kohët e fundit Markle ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të udhëtimit të saj dhe Harry-t me një avion privat, i cili shkaktoi mjaft zhurmë në media./revistawho.com