Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

HISTORI REALE/ Dorela Kurani: Më uroni! Jam e divorcuar

03/11/2015
in Intervista, Jetë
Reading Time: 6 mins read
A A

Prej 8 vitesh, 36-vjeçarja e ka kthyer në një ritual feste ditën e saj të ndarjes





Nga Suada Daci

Ditëlindjet, festat familjare apo edhe momentet e bukura që kalojmë në jetë preferojmë t’i kujtojmë dhe t’i festojmë, për të risjellë edhe njëherë në kujtesën tonë “shijen” e tyre të mirë. Por a keni dëgjuar ndonjëherë të festohet divorci? Edhe neve na u duk pak e çuditshme derisa takuam Dorela Kuranin, por teksa flasim me të kuptojmë që edhe divorci mund të festohet. 28 maji shënon ditën kur ajo u nda nga bashkëshorti dhe këtë e konsideron si një “ditë çlirimi” në jetën e saj. Pikërisht kur martesa supozohet ta lidhë më shumë një çift, për Dorelën ndodhi krejt e kundërta: Gjatë periudhës së shtatzënisë, bashkëshorti i saj nuk ishte një bashkudhëtar i gëzimit të tyre, por një “vrojtues” i largët. Përballimi i të gjitha situatave vetëm, e përforcoi më shumë mendimin e Dorelës, që një nënë mund t’ia dalë e vetme për të rritur fëmijën e saj. Dhe ja tek është sot, një grua e fortë që rrit me shumë dashuri dhe përkushtim Edorin, djalin e saj dymbëdhjetë vjeçar.


Divorci është një moment dramatik në jetën e shumë njerëzve, ndërkohë që ju e quani si “ditë çlirimi”; pse?

Divorci është një situatë e rëndë, jo vetëm për çiftin, por edhe për familjen, pasi familja shqiptare është e mbyllur. Vërtet është një situatë dramatike, por në rastin tim ishte i mirëmenduar, le të themi që prej një viti.

Pse e quani çlirim?

Divorcin e quaj çlirim, pasi ato që kam përjetuar gjatë jetës sime bashkëshortore, nuk ishin aspak pritshmëritë e mia, çfarë unë mendoja për jetën tonë të përbashkët.

Sa vjeçe ishit kur vendosët të martoheshit?

Isha 24 vjeçe, por ne kishim shumë vite njohje, kishim bashkëjetuar dhe martesa ishte e mirëmenduar. Ajo erdhi më tepër për të grumbulluar familjarët tanë, për t’i gëzuar, pasi martesa është një vendim që nuk i përket vetëm çiftit, por edhe familjarëve. Në moshën 26-vjeçare patëm djalin tonë, Edorin, por ishte një raport që deri në atë kohë funksiononte në bazë të respektit reciprok.

Çfarë nuk shkoi më pas në atë martesë?

Kur një çift mendon që ta finalizojë historinë e tij në martesë, pritshmëritë janë nga të dyja palët të ndryshme. Pritshmëria ime ishte që bashkëshorti të kishte më shumë përgjegjësi familjare, të mos ishin më udhëtimet apo puna me orare të zgjatura etj., me idenë për t’u mbledhur më shumë në familje, por idetë e tij nuk u përputhën me të miat. Periudha e shtatzënisë ishte shumë e vështirë dhe decizive për vendimmarrjen time personale për ndarje.

Ai, nuk kërkoi të ndaheshit?

Jo, ai nuk e ka kërkuar kurrë ndarjen, madje edhe sot e kësaj dite ai e kërkon ribashkimin…

Ju, nuk e mendoni këtë gjë, edhe pse në mes është një fëmijë?

Unë jam menduar shumë… Kam analizuar shumë gjatë kohës së shtatzënisë, madje mund të them që ajo periudhë, e cila duhet të jetë shumë e bukur për gratë, për mua ishte tepër e vështirë. E kam përballuar vetëm, ai nuk ishte aty në asnjë moment. Kjo ishte, si të thuash, një vendosje për t’u distancuar, duke qenë se qenia që po rrisja brenda meje nuk po gjente mbështetjen edhe të prindit mashkull, dhe mendoja se si mund të ishte kjo mbështetje kur ai të lindte.

Dorela, një mama e vetme shpesh është e paragjykuar; si ndihesh ti aktualisht?

Gjatë periudhës së shtatzënisë, kur një grua duhet të ndihet shumë e përkrahur (pavarësisht suportit të familjes që nuk më ka munguar), bashkëshorti im nuk ishte aty. Kur isha vetëm, e kuptova që isha shumë e fortë për ta përballuar një situatë të tillë, ndaj dhe isha e bindur që do ia dilja.

Ju thatë që familjen e keni pasur shumë mbështetje; si e pritën ata momentin kur vendose të ndaheshe?

Të gjitha etapat e jetës janë të tilla; në fillim çifti ndahet psikologjikisht, largësia, mungesa e debatit, dhuna psikologjike mes të dyve, janë faktorë që ndikojnë shumë. Në këtë aspekt unë prindërit i kam pasur një mbështetje shumë të madhe. Që kur vendosa të ndahesha, ata e mirëpritën menjëherë si vendim. Nëna ime, duke e njohur natyrën time të vendosur më tha që, “ne të mirëpresim dhe e mirëkuptojmë këtë vendim”, ndërsa babai pati një shpresë se ndoshta mund të riktheheshim përsëri (me idenë që, ne patëm një lidhje të gjatë dhe vendosëm të martoheshim pikërisht kur u bëmë me fëmijë), ndaj e mendoi si një krizë që ndodh shpesh me çiftet.

IMG_8467

Çfarë ndodh afër datës së divorcit?

(Qesh) T’ia rifillosh nga e para ka edhe të mirat, edhe të këqijat e veta. Në prag të 8-vjetorit të divorcit unë e festoj atë. Por ka edhe raste kur e përjetoj në mënyrë të trishtë, sepse të qenit mama e vetme është pak e vështirë.

A e kuptojnë njerëzit këtë festë tënden, apo të paragjykojnë?

Shoqëria ime, duke e ditur që unë jam tip që i marr gjërat me sportivitet, qeshin gjithnjë kur u them që, “sot kam ditën e lirisë” (qesh). Por një pjesë tjetër edhe e paragjykojnë, duke e cilësuar si një mendim egoist, ose iu duket se unë nuk e kam menduar mirë këtë situatë, pasi në mes është një fëmijë.

Po ti vetë, si e mendon, tani që kanë kaluar 8 vjet?

Nga e gjithë eksperienca që jetova, mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë, jo vetëm për vete, por edhe për djalin tim.

Si është marrëdhënia jote me Edorin, nëse mund të shpreheni?

Kalimin nga vajzë në nënë unë e kam kaluar shumë keq, pasi siç u shpreha e kam kaluar e vetme. Edori nuk e ndjeu asnjëherë figurën atërore dhe e ndjeja që do t’i mungonte edhe kur të lindte. Unë vetë e kam ndjerë shumë figurën atërore, madje në fazat e adoleshencës më dukej mbytëse, pasi ai interesohej deri për hollësitë e mia. Këtë interesim prindëror nuk e shihja fare tek ish-bashkëshorti im kundrejt fëmijës sonë dhe për këtë mërzitesha shumë.

Si do t’ia tregosh Edorit këtë histori kur ai të rritet?

Faktikisht e kam përgatitur veten për çdo gjë, por kur ai moment vjen, ti prapë gjendesh e papërgatitur. Të programosh stade të jetës së fëmijës, ka edhe të mirat, edhe të këqijat e saj. E kam menduar shpesh si do jetë nëse ai do më thotë “dua të jetoj pranë babait”, prandaj dhe nuk e kam ndaluar të takohet me të. Nuk mund të them që jam mike me babanë e tij, por kemi një marrëdhënie reciproke, ndaj dhe, kur ai kërkon të ketë një takim me të, unë e lejoj gjithnjë. Ka momente kur Edori më pyet për kushërinjtë dhe unë i flas për babanë dhe familjarët e tij.

Të pyet përse nuk jeton babai i tij me ju?

Po, pyet, por i kam thënë që, dy të rritur jetojnë bashkë, shkojnë mirë, pastaj gjërat vështirësohen dhe vendosin të shkojnë mirë, por të ndarë në dy shtëpi të ndryshme.

Arrin të dalësh, të vazhdosh jetën si çdo person tjetër?

Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët dhe me miqtë, di t’i ndaj gjërat. Situata ime e jetesës është pak a shumë, edhe mama e vetme, edhe vajzë, sepse djali jeton me prindërit dhe unë vazhdoj ritmin tim të jetës, punoj, por në fundjavë i vizitoj djalin dhe familjen, të cilët jetojnë në një qytet tjetër. Deri tani kam arritur të jem një grua, një nënë dhe një punonjëse në administratë. Mendoj që kam arritur ta gjej atë të mesmen e artë.

Pse vendose të vije në Tiranë dhe të jetoje larg djalit?

Në Tiranë aplikova për punë sepse në Librazhd më hoqën nga puna. Aktualisht punoj në Bashkinë e Tiranës. Isha e detyruar të lëvizja, sepse në qytetin tim vendin e punës s’e kisha më, por në të njëjtën kohë mendova edhe për të ardhmen e djalit, sepse dua që ai të studiojë dhe të ketë më të mirat në jetë. Largësia jonë është e përkohshme, sepse jam duke menduar që, sapo të më aprovohet kredia, të marr edhe djalin në Tiranë. Unë aktualisht jetoj në një apartament me qira dhe dua që im bir të ketë stabilitet. Mund të them që jam e ndarë në dy pjesë: fizikisht në Tiranë dhe shpirtërisht pranë Edorit dhe familjes sime. (Korrik 2014)

Tags: divorciDorela KuraniHistori Reale
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
Next Post

Hashim Thaçi fans i Ledrit, shpërndan postimet e këngëtarit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera