Një lajm tjetër i mirë vjen nga bota e kinematografisë turke. Dy nga aktorët më të dashur do të bëhen bashkē për një histori dashurie që na kthen në vitet ’60. Beren Saat dhe Baris Arduç do të jenë aktorët kryesorë e me siguri të gjithë mezi presin t’i shohin teksa luajnë krah njëri-tjetrit. Seriali me skenar nga Pinar Bulut dhe Kerim Deren do të quhet ‘Gazino’ dhe fillon xhirimet gjatë muajit gusht.