Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia e gjatë e dashurisë së Zaimina Vasjarit, kush është partneri me të cilin po pret fëmijën

08/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Historia e gjatë e dashurisë së Zaimina Vasjarit, kush është partneri me të cilin po pret fëmijën

Edhe pse e ftuar te “Rudina” pak kohë më parë, Zaimina Vasjari u shpreh se nuk e kishte në plan të bëhej nënë së shpejti pasi është pak egoiste dhe s’do donte të prishte linjat e trupit, gjërat më të bukura në jetë vijnë pa plan.





Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse në fillim lajmi u përhap si thashethem, pa pasur konfirmimin e vetë Zaiminës, nuk ka vonuar shumë dhe ajo e ka pranuar se “po”, është në pritjen e ëmbël.

Ne në “revistawho.com” publikuam konfirmimin e Vasjarit, e cila ndër të tjera u shpreh se ka dashur ta mbajë paksa sekret shtatzëninë, deri sa të vinte momenti i duhur për të folur publikisht. Tani është larguar për pushime jashtë Shqipërisë, në mënyrë që t’i kalojë sa më qetë dhe pranë detit këta muaj të rëndësishëm.zaimina6


Po kush është partneri dhe babai i fëmijës që pret, një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, e cila i është futur prej kohësh biznesit, duke hapur një sallon fustanesh, rrobabanjosh dhe këpucësh në Tiranë? Sipas mediave të ndryshme ai është është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri te pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni u njohën kur Zaimina ishte vetëm 17 vjeçe. E pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit, shkruan sot “Panorama”.

Në një intervistë për Kelvi Kadillin në “In TV”, pak kohë më parë Zai nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve ngacmuese sa i takon jetës private. Pyetjes se sa të dashur ka pasur deri tani ajo nuk iu përgjigj, duke e kaluar me të qeshur, ndërsa pas ngacmimit pasues se a e ka lënë ndonjëherë i dashuri, ajo u shpreh: “Mua vetëm më kanë kërkuar”. Pas pyetjes a do të martohesh, ajo reagoi me kundërpyetje: “Pse është çudi të martohem unë?”. Dialogu mes tyre më pas për të dashurin vazhdoi kështu: “E kush është ky tipi?, ishte pyetja e prezantuesit, ku nënkuptohej djali që i ka rrëmbyer zemrën.

“Ky tipi është ai tipi”, “Ai që ke shumë, shumë kohë? Ëhë”, pohoi ajo. Duke shtjelluar më tej statusin e saj aktual, Zaimina u shpreh: “Për momentin nuk kam plan për martesë. Sa për unazën e fejesës që mori më 14 shkurt në ishujt Maldive, tregoi: ”Na duhej një udhëtim, dhe pse mos ta bënim kur unë i dashuroj udhëtimet e më shtojnë jetën. Pranova, thashë ‘Hajt Maldive’.

Më pas rezultoi se kjo nuk ishte rastësi, por e menduar shumë mirë nga ai. Ishte dita e Shën Valentinit, e atë mëngjes mora unazën dhe fjalët që ishin shumë të bukura. Unë ndihem me fat”, e përfundoi rrëfimin e saj. Zaimina dhe i dashuri i saj u përfolën për një ndarje vjeshtën e kaluar.collagekolazhi

Por, mesa duket, dashuria e çiftit është aq e fortë sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit e tashmë gati për t’u bërë prindër. Një nga fotot e paparacit tonë të realizuar rreth 8 vite më parë në Himarë, dëshmon lidhjen e gjatë të Zaiminës me Klodin.

Tags: zaimina
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
Next Post
Gent Zenelaj tregon për herë të parë një moment të sikletshëm me Julin dhe Ermalin

Gent Zenelaj tregon për herë të parë një moment të sikletshëm me Julin dhe Ermalin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera