Madonna është duke punuar në një biografi të gjatë për jetën dhe karrierën e saj në industrinë e muzikës. Diva e muzikës ka deklaruar se do e tregojë vetë historinë e jetës së saj duke e quajtur një jetë të jashtëzakonshme.
“Askush nuk do të tregojë historinë time, përveç meje. Kam pasur një jetë të jashtëzakonshme, duhet të bëj një film të jashtëzakonshëm. Ishte gjithashtu një grevë parandaluese sepse shumë njerëz po përpiqeshin të bënin filma për mua. Kryesisht burra mizogjenë (burra që urrejnë gratë). Kështu, unë thashë: Askush nuk do të tregojë historinë time, përveç meje.
Julia Garner thuhet se është zgjedhur për të luajtur rolin e Madonna-s, por ende nuk është konfirmuar data e publikimit.