Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri!

15/04/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri!

Titulli: Mes djemsh





Autore: Emma Noyes

Kjo është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri.


Informacion i përgjithshëm rreth librit

Xhini Mërfi ndihet mjaft mirë mes djemve. Miqësia me ta gjithnjë i është dukur e thjeshtë, pa koklavitje, pa drama, të paktën për sa kohë askush nuk bie në dashuri me atë apo ajo vetë me ndonjërin prej tyre. Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta. Pak nga pak, Xhini dhe Adriani zënë e bien në një lidhje toksike dhe tepër të rrezikshme. Adriani, i cili ka parë shpirtcopëtimin e së ëmës, mendon se Xhini përbën një lloj kërcënimi për atë çka besuar deri më tani: që për dashurinë nuk ia vlen të rrezikosh asfare. Ndërsa për Xhinin, rreziku është dhe më i lartë. Po ta lërë Adrianin të bëhet pjesë e jetës së saj, ai mund të zbulojë një të fshehtë që ajo e mbron me thonj, për të cilën ndihet edhe në faj. Xhini nuk po kërkon shpëtim nga ndokush. Por ndoshta, ajo dhe Adriani mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithnjë nëse më parë nuk e shkatërrojnë. “Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes.

 

Mbi autoren

Emma Noyes, që kur ishte gjashtë vjeçe, i tregoi së ëmës se donte të bëhej shkrimtare. Ajo u rrit në periferi të Çikagos dhe ndoqi Universitetin e Harvardit, ku studioi për histori dhe letërsi. E nisi karrierën në një kompani birre, por u largua sepse donte të shkruante për sirena dhe shtriga dhe përfundoi duke botuar serinë e saj të parë të librave fantasy për të rinj, “Qyteti i fundosur”. Tani jeton në Çikago me të dashurin e saj suedez dhe një qen të vogël pomeranez. “Mes djemsh” është debutimi i saj për të rritur.

Kritika

Debutimi i jashtëzakonshëm i Emma Noyes është i vërtetë dhe shumë emocionues, madje do t’ju shoqërojë gjatë pasi të ktheni dhe faqen e fundit. Kjo histori dashurie duhet lexuar patjetër.

New York Times

Noyes arrin të hedhë në letër gëzimin dhe trazimin e fazave të rritjes. Ështënjë refren ku shkrihen në një padurimi dhe shpresa.

Publishers Weekly

Noyes arrin të japë momente të dramës emocionuese në këtë histori dashurie të këtyre të rinjve 25-vjeçarë.

Booklist

“Mes djemsh” është një roman shpirtcopëtues dhe romantik, i shkruar bukur dhe me shumë origjinalitet, që na tregon rrugëtimin njerëzor përmes traumës, njohjes dhe dashurisë për veten.

 

Samantha Young,

New York Times & USA Today bestselling author

Emma Noyes më bëri krejtësisht për vete me debutimin e saj spektakolar. “Mes djemsh” është një vështrim i sinqertë e pa dorashka në jetën e njëzetecavjeçarëve, që përpiqen të gjejnë dashurinë dhe veten.  Noyes shkruan me mjeshtëri, kujdes dhe sinqeritet për tema tepër të vështira, duke arritur kulmin në një vepër fiksioni të shkëlqyeshme për të cilën nuk mund të ndaloj së menduari. Edhe pasi mbarova faqen e fundit, ishte e pamundur ta harroja këtë libër.

 

Fragmente nga libri

1) Krijesa brenda meje përbëhet nga çdo pasiguri, çdo grime vetëvlerësimi të ulët, çdo keqbërje, çdo gabim, çdo mashkull me të cilin kam fjetur, por nuk më ka dashur kurrë. Çdo arsye për të urryer vetë trupin në të cilin jetoj. Kërkon vazhdimisht aprovim dhe i druhet dështimit. Ajo dikton çdo vendim timin, nga momenti kur hap sytë në mëngjes, deri në fetën e fundit të bukës që ha gjatë ditës.

2) A mundet njeriu të mashtrojë veten e ta bëjë të mendojë se është I dashuruar? Dhe, nëse po, si mund ta kuptoj unë kur ndjesia është e vërtetë? Ndoshta nuk do të mundem kurrë ta kuptoj kur është e vërtetë. Ndoshta ky është qëllimi. Ndoshta, kur të ndodhë, do të më duhet thjesht të hidhem verbërisht drejt ndjesisë dhe të lutem që emocionet nuk po përpiqen të më mashtrojnë.

3) …jam aq e etur për dashuri, sa më duket sikur një boshllëk po ma çan kraharorin më dysh; nisi sa një vrimë gjilpëre dhe po zgjerohet gjithmonë e më shumë duke më zbrazur, duke e bërë të prekshëm boshllëkun që ndiej.

4) Përpiqem të arsyetoj që duhet të ha normalisht, por është e pamundur. Ankthi tashmë ka arritur të identifikojë çdo kurth të mundshëm: shumë pak ushqim, tepër ushqim, jo mjaftueshëm. Në çdo vakt, truri im shkon nga një opsion në tjetrin midis këtyre alternativave, duke më shtyrë drejt asaj qosheje të mendjes, që tashmë e njoh shumë mirë.

5) Ai thotë se u përpoq. Sipas saj, ai as që mori mundimin të bënte diçka. Thotë se zemrën e ka plot e për plot. Kurse ai pretendon se s’mund të japë më tepër se kaq. Se është i pandreqshëm. Ajo nuk e flak dot tutje dashurinë që ndien. Sa do të donin që ta hidhnin pas krahëve dashurinë, që të dy!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Loredana postoi një foto dhe të gjithë po pyesin: Është fejuar?

Loredana postoi një foto dhe të gjithë po pyesin: Është fejuar?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera