Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

HISTORIA E RRALLE/ Shqiptarja e verbër që dashuron italianin me probleme në këmbë… Të dy kampionë garash!

18/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
HISTORIA E RRALLE/ Shqiptarja e verbër që dashuron italianin me probleme në këmbë… Të dy kampionë garash!

Ajo e mbërritur me një anije nga Shqipëria u bë mbështjetja e tij, ai sytë e saj. E thërrasin veten “çifti i ëndrrave” dhe do ta kuptoni shpejt përsenë. Tani ndodhen bashkë në finalet e lojërave paraolimpike të Londrës.





Kjo është historia e veçantë e një shqiptareje e cila në një tjetër shtet gjeti jo vetëm dashurinë por edhe “dritën e syve”. Ajo quhet Arjola Dedaj dhe është e verbër. Eshtë e dashuruar me Emanuele Di Marino-n, një italian i cili ka një këmbë të shtrembër, e siç shkruajne mediat italiane, ata plotësojnë në perfeksion njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi 20 vjet më parë, kur Arjola u nis me anije nga Shqipëria. Kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe, shikimi i syve po i shuhej.


“Në gomone shikoja qiellin dhe yjet. Por nuk arrija dot të dalloja se kë kisha afër vetes. Më diagnostikuan kur isha 3 vjeçe dhe syzet e para nuk më bënë asnjë efekt. Në moshën 20-vjeçare i urreja, ishin të padobishme. Nëna ime kishte mbërritur në Itali, afër Milanos. Kur emigruam unë isha 17-vjeçe. Isha me babin dhe vëllain. Kemi ecur 5 orë nëpër fusha, në Lecce e pastaj në Abbiategrasso. Nuk lëviza më”, ka rrëfyer shqiptarja për “La Gazzetta dello Sport”.

E pikërisht në atë provincë, Arjola nisi të frekuentonte qendrat për të verbërit. Ajo zbuloi pasionin për kërcimin, bejzbollin e mbi të gjitha atletikën. Fitoi kampionatet italiane dhe një vit më parë fluturoi për në “Rio 2016”.
Pikërish në një grumbullim me Kombëtaren dëgjoi për herë të parë zërin e Emanueles.

“Dëgjova një zë: Do pak çokollatë? Ky ishte afrimi i parë, në fakt jo tamam romantik. Pas disa muajsh shkuam të jetonim bashkë”

Emanuele gjithashtu pjesë e Kombëtares paraolimpike italiane të atletikës. Ai ka lindur me këmbën e djathtë të përthyer (të rrotulluar në anën tjetër). Por që kur erdhi në jetë e vuri në provë trupin e tij. Në fillim për nevojë e pastaj për pasion…

“Të lind dëshira që të vendosësh në provë trupin tënd. Dhe e bën duke u argëtuar. I detyrohem shumë nënës time Antonelës dhe babait tim Raffaele. Janë të diplomuar për shkenca motorie, e dashurojnë atletikën”.

Arjola tregon se me kalimin e kohës ata kanë eksperimentuar shenjat që i dinë vetëm ata të dy.

“Duke u mbajtur përdore, duke prekur gishtat. Për shembull për të lëvizur. Askush nuk e vë re që Emanuele më bën shenja”./ revistawho.com

Dedaj – Dimarino

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
Next Post
Bashkëshortja e Andi Lilës tregon historinë e dashurisë: Unë isha 15 vjeçe e s’e dija që ishte futbollist…

Bashkëshortja e Andi Lilës tregon historinë e dashurisë: Unë isha 15 vjeçe e s'e dija që ishte futbollist...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera