Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia e trishtë që fshihet pas fitores së Luis Enriques!

02/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia e trishtë që fshihet pas fitores së Luis Enriques!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u shfaq tepër emocional pasi tifozët e klubit francez i bënë një homazh prekës vajzës së tij të ndjerë, Xana, pas fitores madhështore në finalen e Ligës së Kampionëve.





PSG shkatërroi Interin me rezultatin 5-0 në Mynih, falë dopietës së Desire Doue dhe golave nga Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia dhe zëvendësuesi Senny Mayulu – duke siguruar një tripletë historike për klubin parisien, që kishte fituar edhe kampionatin dhe kupën në Francë këtë sezon.

Pas ndeshjes, tifozët e PSG-së shpalosën një tifo emocionues në kujtim të Xanas, vajzës së Enrique, e cila humbi jetën në vitin 2019 në moshën 9-vjeçare për shkak të kancerit.


“Jam shumë i lumtur. Ishte një moment shumë emocional kur pashë pankartën nga tifozët për familjen time,” – tha Enrique pas finales.
“Por unë gjithmonë mendoj për vajzën time.”

Luis Enrique iu bashkua PSG-së në korrik të kaluar, duke ndërtuar një ekip të ri dhe të talentuar pas largimit të yllit Kylian Mbappe drejt Real Madridit.

Kjo ishte tripleta e dytë në karrierën e tij si trajner – e para erdhi në vitin 2015 kur fitoi Champions-in, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën. Simbolikisht, edhe atëherë, ai e festoi me vajzën e tij Xana në krah.

Për të festuar suksesin, Kulla Eiffel u ndriçua me ngjyrat kuqe e blu të PSG-së – klubi i dytë francez në histori që fiton këtë trofe, pas Marseille në vitin 1993.

“Që nga dita e parë kam thënë se dua të fitoj trofe të rëndësishëm, dhe Parisi kurrë nuk e kishte fituar Champions-in,” – tha Enrique.
“E bëmë për herë të parë. Është ndjesi fantastike të bësh kaq shumë njerëz të lumtur.”

Ai shtoi: “E mbajtëm presionin nën kontroll. Inter është një ekip i madh, por ne bëmë një ndeshje fantastike, sidomos në presionin ndaj tyre. Çdo lojtar u rrit këtë sezon, dhe po ashtu edhe skuadra si e tërë.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
S’është këngë, por diçka më e madhe: Ledri dhe Era zbulojnë projektin e ri

S’është këngë, por diçka më e madhe: Ledri dhe Era zbulojnë projektin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera