Elissa Trotti është një 22-vjeçare energjike, sportive e solare, me një pasion të madh për ping-pongun. Ajo është kampione e këtij sporti prej vitesh. Pra me një të ardhme të ndritur përpara, deri më 9 korrik të vitit të shkuar, kur pas një aksidenti të rëndë me motorr në Brescia të Italisë, ajo humbi njërin krah. Por kjo nuk i mund ambiciet e saj. Sot, 6 muaj më vonë nga ngjarja e hidhur, Elisa është rikthyer në prova në tavolinat e ping-pongut me një objektiv të qartë, të garojë në olimpiadat e Tokyos në vitin 2020. Në një intervistë për “Corriere della sera” ajo tregon se sa e rëndësishme është për të gara dhe motivimi. “Dua të luftoj dhe e di se mund të fitoj”, shprehet ajo./ revistawho.com