Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Historia prekëse e Aidës, violinistja që nga skena përfundoi në rrugë

14/08/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia prekëse e Aidës, violinistja që nga skena përfundoi në rrugë

Ajo quhet Aida, njëlloj si vepra Verdit. I pëlqen të thotë se ka lindur për të çelur, ashtu siç është refreni i një prej këngëve të saj.
Është një violiniste me temperament, ka prekur skenën dhe sot e ndeshim në rrugë.





“Kjo mund të jetë një thirrje e brendshme që lidhet me shumë vite përvojë në instrument. Diçka që mund të ngacmonte publikun për ta bërë të ndjejë diçka dhe atje ku nuk mendon se mund ta ndjejë, në rrugë”, thotë Aida.

Ajo luan muzikë klasike, folklorike, alternativë dhe propozon edhe kompozimet e saj në rrymën që e ka pagëzuar “Balkandream”.


“Edukimi im është klasik dhe ne nuk ndahemi dot lehtë nga Moxarti apo Vivaldi, apo Shtrausi. Por propozoj edhe rrymën BalkanDream prej disa kohës”, shprehet violinistja.

I pëlqen stili i rrugës, i jep asaj lirshmërinë të ndihet në lëkurën e saj të vërtetë, jashtë impostimit që i duhet të ketë kur interpreton në skenë.

‘Përveç asaj që dihet, impostimi teknik, ndriçimi apo edhe impenjimi për t’u veshur mirë, për t’u kuruar, këtu shmanget fare. Këtu mund të dalësh edhe me pishame. Është një farë plusi kjo”, thotë Aida.

Të jetosh me artin është e vështirë. Interpretimi në rrugë është një praktikë e njohur që në pikat turistike të Vjenës e deri në ato të qyteteve tona. Por ndërsa në skenë artistët kanë gjithë vëmendjen e publikut, në rrugë impenjimi i tyre duhet të jetë shumë më i madh që të tërheqin publikun kalimtar, shkruan Top Channel.

“Je duke iu drejtuar një publiku dhe ai vërtet është kalimtar, por edhe telekomandën e televizorit ne nuk e kemi në dorë të të gjithë teleshikuesve. Ata munda ta ndryshojnë stacionin. Kështu është edhe kur ecin. Kalimtari kalon, osë qëndron”, shprehet ajo.

Violina e saj nuk është e kushtueshme, por tingujt i ka të dashur. Ja kanë dhuruar gjatë kohës kur ishte në Turqi. Së bashku me Anglinë, ato kanë qenë dy vendet që i kanë shërbyer më shumë në formimin psikologjik dhe emocional, sidomos kjo e dyta, në pjesën e saj të thjeshtë, në Veri dhe provincë.

Pjesa emotive e saj është e dukshme, ndonjëherë më shumë seç duhet. Ndonjëherë ndihet bosh, pa motiv, mezi paguan faturat dhe nuk është e sigurt nëse nesër do të ketë diell. Por kjo nuk e bën me më pak jetë, përkundrazi. Jeta kësaj vajze i vlon ngado. Nga sytë, nga gjuha e trupit, nga duar e shkathta në violinë dhe nga tingujt që ajo ka zgjedhur për këtë ditë të tërheqë kalimtarët e rastit.

Dëshira e saj në fund është shumë e thjeshtë, mjafton të çelë.

Tags: rrugeskeneVioliniste
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Sharon Stone i del gjoksi, aktorja në formë të shkëlqyer fizike (FOTO)

Sharon Stone i del gjoksi, aktorja në formë të shkëlqyer fizike (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera