Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën

26/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën

Një çift nga SHBA janë kurorëzuar në martesë një vit pas takimit të tyre të pazakontë. Heather Krueger ishte 25 vjeçe kur u diagnostikua me sëmundje të rëndë në mëlçi. Mjekët i thanë asaj se kishte më pak se 50% shanse për të jetuar dhe vetëm pak kohë. Heather kishte “luftuar” për të gjetur një donator që të realizonte transplantin e mëlçisë në mënyrë që t’i shpëtonte vdekjes. Shumë persona u testuan, por asnjëri nuk i plotësonte tre kushtet thelbësore: të qenit në gjendje të mirë shëndetësore, të kishte grupin e njëjtë të gjakut dhe madhësi të njëjtë të mëlçisë. Chris Dempsey ishte një ndër ata të cilët iu nënshtrua testimit. Ai kishte dëgjuar një nga kolegët se kushërira e tij kishte nevojë për një transplantim të mëlçisë. Pasi Chris u testua, Heather gjeti jo vetëm personin që i shpëtoi jetën, por edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm. Operacioni i transplantit zgjati më shumë se 8 orë, Chris i dhuroi Heather gjysmën e mëlçisë dhe gjithçka shkoi mirë.





Chris dhe Heather nuk ishin takuar kurrë më parë. Pasi shëndeti i tyre u përmirësua marrëdhëniet mes Heather dhe Chris u thelluan.

Ata deklaruan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin përpara se t’i nënshtroheshin operacionit, por nuk kishin guxuar të flisnin për këtë duke menduar se kjo do të ishte e çuditshme.


Krueger tha se Chris i kishte thënë se nuk i detyrohej asgjë për këtë veprim mjaft human nga ana e tij. Por më vonë ata kuptuan se mes tyre kishte diçka që shkonte përtej kësaj. Nisur nga kjo ndjenjë e veçantë që po përjetonin të dy, ata realizuan dasmën e ëndrrave./tvklan.al

39b55d2900000578-3871598-image-a-41_1477417422997 222-1

Tags: Martese
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Zbulohet e vërteta, ja kush është babai i fëmijës së Tunës

Zbulohet e vërteta, ja kush është babai i fëmijës së Tunës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera