Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia/ Si e shfrytëzoi për prostitucion vajzën nga Elbasani në shtëpinë ku kishte edhe gruan

18/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia/ Si e shfrytëzoi për prostitucion vajzën nga Elbasani në shtëpinë ku kishte edhe gruan

Një 36-vjeçar është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda si autor i trafikimit të një 21-vjeçareje, nga një fshat i thellë i Elbasanit, në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeqytet, e reja është mbajtur e izoluar në një banesë 1-2 muaj, kohë gjatë së cilës është detyruar të prostituojë në këtë vend, si edhe në hotele të ndryshme në kryeqytet. Në përfundim të 18 seancave shqyrtimi gjyqësor, pak ditë më parë Krimet e Rënda vlerësuan si të provuar akuzën e “trafikimit të personave të rritur” ndaj të pandehurit Edmond Paço. Ai u gjykua në mungesë, pasi gjatë gjykimit rezultoi të jetë në Greqi nën një masë “detyrim paraqitje”. Nga ana tjetër, ai ka një masë “arrest në burg” nga Krimet e Rënda ende të paekzekutuar. Referuar dëshmisë së të dëmtuarës H.A., cituar në vendimin e Gjykatës, ajo ishte rrëmbyer në verën e vitit 2014 në një nga rrugët e fshatit të saj në Elbasan. Sipas vajzës, që aktualisht qëndron në një qendër të viktimave të trafikut, i ishte afruar një taksi nga e cila ka zbritur një person që i ka thënë se kishte shkuar për ta marrë. Ajo ka pretenduar se ka kërkuar të njoftonte familjen, por personi i ka marrë telefonin e ka lidhur nga duart dhe e ka futur në makinë. “Në makinë ndodhej një grua, për të cilën mësoi më vonë se ishte gruaja e personit që e lidhi. Ashtu të lidhur e çuan në Tiranë, ku nuk kishte qenë më parë. Në Tiranë e mbajtën në një dhomë të mbyllur. Edmondi dhe gruaja e tij, të cilët kishin tre fëmijë, ushtruan dhunë dhe presion mbi të, e rrahën dhe e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm. Vetë nuk u pagua nga klientët, ndërsa Edmondi, i cili kujdesej edhe për veshjen e saj, po. Qëndrimi në dhomë zgjati rreth një apo dy muaj dhe, përveç marrëdhënieve në dhomë, kreu marrëdhënie edhe në hotele, ku e çuan Edmondi dhe gruaja e tij”, citohej dëshmia e saj në vendimin e Gjykatës. Sipas vendimit, e reja ka mundur të largohet në mbrëmje dhe ka shkuar në një piceri ku ka kërkuar ndihmë. Në vijim, ajo është vënë në kontakt me Policinë, të cilëve u ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur, si edhe hotelet ku ajo ishte detyruar të prostituonte me klientë të ndryshëm. Sipas Gjykatës, nga gjykimi rezultoi e provuar se i pandehuri rekrutoi, gjeti, përzgjodhi, të dëmtuarën H.A., banore në një fshat të largët të Elbasanit, të paarsimuar, në kushte të vështira familjare, ekonomike dhe sociale dhe, duke përfituar pikërisht nga kjo gjendje e saj, e transferoi në mesin e muajin korrik 2014, në Tiranë, vend në të cilin ajo nuk kishte qenë më parë, e fshehu në banesën e tij dhe, për një periudhë prej rreth dy muajsh e shfrytëzoi për prostitucion, duke përdorur si vende shfrytëzimi banesën, rrugën dhe hotelin, duke siguruar përfitime materiale në favor të tij.





 


Tags: elbasanigruajahistoriaProstituteshfrytezimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Elvana Gjata është shtatzënë? Ja e vërteta

Elvana Gjata është shtatzënë? Ja e vërteta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera