Barku i saj po rritej e dallohej dukshëm ndaj vendosi të bënte një test shtatzënie, rezultati i të cilit doli pozitiv. Kirsty Butler 22 vjeçe nga Galles, zbuloi se priste një fëmijë. Por gjithçka mori kthesë tjetër kur ajo shkoi për të përë analizat duke zbuluar diçka të papritur. Në të vërtetë vajza nuk e kishte fryrjen e barkut nga shtatzënia. Kirsty kishte një cist ovarian gjigand, që kishte arritur një masë diametri prej 30 centimetrash dhe në muajt e fundit kishte bërë që barku t’i dukej si ai i një gruaj në muajin e 8-të. Sakaq shtatzënia ishte vetëm në javën e gjashtë.
Gëzimi i pritjes së ëmbël u shndërrua shpejt në frikë, si për shëndetin e nënës por edhe për beben. Sipas “Daily Mail” mjekëve iu desh të bënin një zgjedhje, duke vendosur të hiqnin cistin që kërcënonte jetën e të dyve. Gjatë ndërhyrjes 22-vjeçarja e humbi fëmijën. “Prita deri në javën e 11 për operacionin për t’i dhënë më shumë mundësi bebes por kur bëra kontrollin e fundit, më thanë se rrahjet e tij nuk dëgjohen më”, ka thënë e reja./ revistawho.com








