Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia tragjike / Të ëmën ia vranë, por Marigleni do t’i kërkojë falje njerkës

24/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia tragjike / Të ëmën ia vranë, por Marigleni do t’i kërkojë falje njerkës

Sonte në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm një histori tronditëse dhe plot dashuri. Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.
Në këtë rrugëtim Marigleni kishte ndeshur njerëz të cilët ishin munduar që ta ndihmonin. Një ndër këta njerëz ishte njerka e tij, Fetija. Ajo ishte personi i vetëm që e kishte parë me sytë e një nënë dhe që i kishte falur një dashuri pa kushte. Por edhe këtë herë Marigleni nuk ishte sjellë ashtu siç duhej.
Ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Fetijes, por edhe që të ribashkohej me familjen e tij.
Kur Arbana e pyeti Fetijen se kush ishte personi që po shikonte në ekran, ajo u përgjigj: “Është djali im”. Kjo fjali e emocionoi Mariglenin, i cili mbuloi fytyrën me duar dhe filloi të qante.
Në mes të lotëve Marigleni tha: “Më ka ngelur diçka në mendje që nuk ta kam thënë në gjithë këto vite, unë merrja bukën që ti më jepje dhe thjesht largohesha. Sot dua të të them faleminderit. Të faleminderit që ishe një nënë për mua. Më fal që nuk kam qenë djali që ti meritoje, më fal për të gjitha problemet që të kam shkaktuar”.
Marigleni i kërkoi Fetijes që ai të jetonte me të dhe ajo iu përgjigj duke i thënë që derën e shtëpisë e ka të hapur gjithmonë. Biseda që u zvillua midis tyre përloti jo vetëm ata, por edhe publikun që ndodhej në studio.
Pas shumë vitesh nënë e bir përqafuan njëri-tjetrin duke hedhur hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.






Tags: dua te te bej te lumturmarigleni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
7 vite të ndarë, bashkëshorti kërkon të rikthehet me gruan e tij: Më fal, nuk do pi më

7 vite të ndarë, bashkëshorti kërkon të rikthehet me gruan e tij: Më fal, nuk do pi më








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera