Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

HISTORIA/ Vajzat ngatërrohen në maternitet, fatet e dy familjeve kryqëzohen në Francë

22/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
HISTORIA/ Vajzat ngatërrohen në maternitet, fatet e dy familjeve kryqëzohen në Francë

Dy familje, një ngatërresë dhe dy vajza që rriten larg prindërve biologjikë. Duket si skenari i serialit shumë të pëlqyer në Shqipëri “Fate të Kryqëzuara”, por jo. Po flasim për dy fate njerëzish e familjesh që janë kryqëzuar vërtetë. Kjo është një histori e ndodhur në Francë. Sophie Serrano, 40 vjeçe nga Grasse e Francës, vendosi ta rrëfejë hisotrinë e saj në televizionin TLC. Ajo tregoi se kishte vendosur të mos e takonte kurrë vajzën e saj biologjike. Një zgjidhje e e vështirë por sipas saj, e vetmja mënyrë për të vazhduar një jetë të qetë. Ajo ishte 19 vjeçe kur solli në jetë vajzën e saj. “Kujtoj që kur ma risollën në krahë, e vogla ime m’u duk si ndryshe. Por isha shumë e lodhur, ishte një trazirë e madhe dhe në fund e mora në shtëpi vajzën time Manon”, rrëfen gruaja. Por me kalimin e kohës dhe me rritjen e vajzës, shihej qartë që lëkura e saj ishte e errët ashtu si flokët e saj. Kjo bëri që të përhapeshin zëra se Sophie kishte një dashnor. Këto thashetheme me kalimin e viteve shkatërruan martesën e saj. Dhe gjatë procesit të divorcit në momentin që do të vendosej kujdestaria e së bijës, doli në dritë e vërteta. Avokatët kërkuan një test ADN-je dhe në rezultate u zbulua që vajza asokohe 10-vjeçare, nuk ishte e bija e çiftit. Në pak kohë u zbulua që në atë zonë të Francës një tjetër familje po përjetonte të njëjtën dramë. “Bota më rrëzua mbi kokë. Jeta ime po ndryshonte përgjithmonë. Humba indentitetin tim, familjen time. Kisha frikë se do të ma merrnin Manon dhe isha e shkatërruar nga idea se sa do ta dëmtonte vajzën time ky lajm. Dy vajza ishin ngatërruar në djep nga një infermiere dhe kjo tragjedi na ndodhi ne e një familjeje tjetër”, tregon më tej Sophie. Pak kohë më vonë dy familjet vendosën të takohen. “Vajza ime biologjike vrapoi drejt meje e m’u hodh në krahë. Isha e mbytur nga emocionet. Herën e fundit që e kisha mbajtur në krahë ishte para dhjetë vitesh. Pashë sytë e saj, flokët, fytyrën, buzëqeshjen, i ngjante shumë ish burrit tim. Ishte vërtetë shumë prekëse. Nuk doja ta lëshoja”, shprehet ajo. Edhe vajza e saj Manon e kujton mjaft mirë atë moment si emocionues por edhe plot ankth. “E kisha hundën si babai im dhe ngjyrën e syve të të dy prindërve të mi. detaje të vogla që më bënë të lumtur. Më në fund e dija se kujt i ngjasoja. Gjithsesi i ndjeja të huaj”, rrëfen Manon. Fillimisht dy familjet vazhduan të takoheshin dhe marrëdhëniet e tyre u komplikuan derisa në fund vendosën: “E vetmja mënyrë për të vazhduar përpara me jetët tona ishte të mos shiheshim më. Ishte një periudhë e vështirë. Forma e vetme për të vendosur normalitet e stabilitet, ishte të shkëputeshim”, thotë Sophie. Prej atëherë u ndërprenë takimet dhe Sophie nuk e ka parë më vajzën e saj biologjike e as Manon prindërit e saj. Viti e kaluar të dyja familjet morën një dëmshpërblim prej 2 milionë eurosh. “Kjo që na ndodhi ishte një neglizhencë e pafalshme. Në të gjithë këto vite, klinika nuk na kërkoi kurrë falje”, sqaron Sophie. Pavarësisht tronditjeve që kanë lënë shenjë përgjithmonë në shpirtin e saj, Sophie u shpreh se dashuria e saj për Manon mbeti e pandryshuar: “Kemi krijuar një lidhje dashurie dhe besimi të pakushtëzuar. Marrëdhënia jonë nga e gjithë kjo histori doli edhe më e fortë”.  Dy familjet, dy nënat dhe dy vajzat do të vazhdojnë të jetojnë larg njëra-tjetrës, sikur të mos ishin njohur kurrë.





1687098_Schermata_2016-04-22_alle_14_20_55

1687083_schermata_2016_04_22_alle_14.20.22


Tags: Fate te kryqezuarahistoriajetavajzat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Noizy paralajmëron albumin e ri… “ZinCity” me 1 Prill (Video)

Noizy mban premtimin, ja kënga e katërt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera