Luiza Gega ka fituar sot medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega është shpallur kampione në 3,000 metra me pengesa me kohën 9’11”31. Ajo shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese. Askush nuk e mbajti ritmin e Luiza Gegës në këtë garë dhe kampiona shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.