Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike dhe duke i siguruar kështu Kosovës medaljen e argjendtë. Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura. Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.