Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historike / Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vitesh!

10/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Historike / Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vitesh!

Legjendat e rock-ut Scorpions do të rikthehen në Tiranë këtë shtator si pjesë e turneut të tyre botëror “Coming Home”, që feston plot 60 vite në skenën muzikore ndërkombëtare. Por kjo nuk është thjesht një tjetër ndalesë në axhendën e tyre të ngjeshur. Për Shqipërinë, ky është një moment rikthimi që ngjall kujtime, emocione dhe krenari.





Kur Scorpions erdhën për herë të parë në Tiranë në vitin 2001 dhe performuan në stadiumin “Selman Stërmasi”, vendi ishte në kërkim të vetes. Ishte një Shqipëri që sapo kishte lënë pas një periudhë të vështirë dhe po përpiqej të ngrihej. Atë natë, kur mijëra të rinj kënduan “Wind of Change”, kënga mori kuptime të reja — u bë një simbol shprese për një brez që ëndërronte një të ardhme më të ndritur.

Sot, 24 vite më pas, Shqipëria ka ecur me hapa gjigantë. Tirana nuk është më ajo që ishte. Nga një qytet i ndrojtur dhe i përhumbur në trazirat e së shkuarës, është kthyer në një metropol gjallërues, me arkitekturë moderne, ritëm urban të gjallë dhe një frymë ndërkombëtare që e dallon në rajon.


Më 14 Shtator 2025, Scorpions do të ngjiten sërish në skenë — këtë herë në zemrën e qytetit, në Sheshin Skënderbej — për të performuar para një publiku që ka ndryshuar po aq sa edhe vetë vendi. Ata do të gjejnë një Tiranë moderne, të vetëdijshme për identitetin e saj dhe të gatshme të festojë transformimin që ka përjetuar.

Koncerti organizohet nga Redcloud, kompania lider në organizimin e eventeve muzikore në Shqipëri, dhe pritet të mbledhë mijëra fansa nga gjithë vendi dhe rajoni, të bashkuar nga tingujt që s’kanë humbur asgjë nga fuqia e tyre: “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane”, “Send Me an Angel” dhe padyshim, “Wind of Change”.

Këtë herë, “Wind of Change” do të përhapet nëpër gurët e Sheshit Skënderbej, një hapësirë që mishëron historinë, krenarinë dhe rilindjen e një kombi. Do të jetë më shumë se një koncert — do të jetë një përqafim mes kujtesës dhe së tashmes, një dëshmi se ëndrrat e dikurshme nuk ishin të kota.

📍 Sheshi Skënderbej, Tiranë
🗓️ 14 Shtator 2025
⏰ Hapja e dyerve: ora 17:00 | Fillimi i koncertit: ora 21:00
🎟️ Biletat në shitje nga e hëna, ora 10:00 në www.vivere.al

Scorpions po kthehen në një Tiranë të re — më e fortë, më energjike, më krenare se kurrë. Sepse këtu, fryma e “Wind of Change” nuk është ndalur kurrë. Përkundrazi — ajo ka fryrë fort drejt një të ardhmeje që dikur dukej vetëm një ëndërr.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Noizy reagon pas lajmit të arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë!

Noizy reagon pas lajmit të arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera