Rita Ora si një pjesë e madhe e këngëtarëve me famë ndërkombëtare, ishte e ftuar të performonte në festivalin më të madh të muzikës në Kaliforni, ‘Coachella’. Sigurisht që me zërin e saj Rita mahniti gjithë publikun, por u vu re se ajo nuk këndoi këngët e saj por një hit të Selena Gomez.
Bëhet fjalë për këngën ‘It ain’t me’ që numëron rreth 119 milionë shikime në ‘Youtube’. Megjithatë kjo zgjedhje e këngëtares me origjinë shqiptare nuk ishte e rastësishme, sepse ky hit i Selena Gomez është shkruar posaçërisht për Rita Orën. Kjo këngë është prodhuar dhe realizuar nga i dashuri i Orës, Andrew Watt. Të gjitha këto i ka zbuluar vetë Rita dhe madje ka thënë se nuk ishte aspak e vështirë për të për ta kënduar, duke qenë se ishte e shkruar nga ekipi i saj dhe nuk mundej as ta refuzonte. /revistawho.com