Keisi Medini e mbylli aventurën e saj në “BBVIP” disa ditë më parë. Së fundmi ajo ka bërë një reagim për të gjitha komentet në rrjetet sociale, veçanërisht atyre për marrëdhëniet brenda apo jashtë shtëpisë.
“Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë, që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim, gjithashtu edhe naivitetin e tepruar. Unë prapë do të buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fortë se kurrë, por s’do të lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”, ka shkruar ajo në “Instastory”.









