52-vjecari Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, mbrëmjen e të shtunës, rrëfeu ne polici motivin e krimit të rëndë. I marrë vazhdimisht në pyetje, burri ka thënë se kishte dyshime të forta për tradhti dhe se e donte gruan e tij. Ai u ka thënë hetuesve se nuk ka dashur që ta hidhte, raporton “Panorama”. “Nuk kam çfarë t’ju them më shumë. Ne bëmë sherr, nuk e mohoj. Pata ca pyetje për të e doja të më përgjigjej. Isha xheloz. Ajo s’më jepte përgjigje, por më thoshte dua të ndahem nga ty. Unë nuk e lejoja dot ndarjen. Kështu nisën përplasjet”- ka thënë ai. Më tej ai mohon se e ka hedhur. “Nuk është e vërtetë që e kam hedhur, ajo u rrëzua vetë e unë doja ta mbaja, por ajo më ra nga duart. Ne të dy nuk kishim asnjë arsye që të ndaheshim”, mësohet të ketë thënë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm Ferdinand Ruko, i cili, sipas hetuesve, mund të ketë pasur dhe më herët probleme me depresionin.