Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

Një lajm tronditës ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara që në orët e para të Vitit të Ri. Victoria Jones, vajza 34-vjeçare e aktorit legjendar dhe fituesit të çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.





Sipas mediave amerikane, ajo u gjet pa shenja jete në një hotel luksoz në San Francisko, ku po qëndronte. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një prej mysafirëve të hotelit e ka vënë re fillimisht të shtrirë në korridor dhe ka njoftuar stafin, i cili më pas ka thirrur shërbimet emergjente.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur rreth orës 02:52, por, fatkeqësisht, 34-vjeçarja është konstatuar pa ndjenja dhe pa shenja jete. Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende dhe se hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat.


Burime zyrtare kanë sqaruar se deri në këtë fazë nuk janë evidentuar shenja dhune apo elementë që të çojnë drejt një piste të caktuar, duke lënë të hapura të gjitha mundësitë deri në përfundimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Victoria Jones kishte pasur disa angazhime të hershme në aktrim dhe ishte shfaqur herë pas here krah të atit në evente të rëndësishme të industrisë së filmit, nga premierat në New York deri te tapetet e kuq në Los Angeles. Më shumë detaje pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: "Më ka rezervuar më datë..."








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera