Saimir Pirgu rikthehet sërish në qendër të vëmendjesmediatike, këtë herë jo nga skenat më prestigjoze të Operas, por nga CD, e vogël në përmasa, por e çmuar në përmbajtje.
Artisti i njohur shqiptar ka publikuar albumin e tij të ri të titulluar “Saimir”, album ky që ka tërhequr vëmendjen e tabloidëve dhe mediave të njohura ndërkombëtare.
Në 21 arie, tenori shqiptar shpalos të gjithë dashurinë dhe pasionin e tij për artin duke marrë frymëzim nga mentori i tij, Luçiano Pavarotti. Dhe madje, Pirgu e mbyll albumin e tij me një version të tijin të “Nesun Dorma”, kryevepra muzikore e krijuar nga Giacomo Puçini, e bërë e famshme pikërisht nga Pavarotti.
“Sajmir’ është një homazh për Shqipërinë, për vendintim të lindjes”, – shprehet ndër të tjera tenori i cilësuarsi “Tenori nga Ana e Errët e Hënës” nga prestigjozjaNeë York Times. “Ky është album që të merr në njëudhëtim përgjatë shekujve 19 dhe 20 në Evropë. Shijojeni!”
Këtë album lirik mund ta gjeni në të gjithë tregjet online si Apple Music, Spotify, Deezer, Pandora, Tidal, por mund ta gjeni edhe fizikisht në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
https://www.opusarte.com/catalogue-detail?projectcode=6109