Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Home concert nga Elvana & Ledri… dhe ky ishte vetëm fillimi

26/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 15 mins read
A A
Home concert nga Elvana & Ledri… dhe ky ishte vetëm fillimi

Ajo e grimuar dhe e stiluar vetë, në kushtet e shtëpisë, pa pasur dot si gjithmonë ekipin e saj të stilistëve dhe make-up artistëve. Ai me kapelen e reperit, që këtë herë më shumë se për stil i duhej për të mbuluar flokët, që s’ka mund me i iu bë frizurë, në gjithë këto ditë izolimi, aq sa siç e tha dhe vetë ndoshta, së shpejti, do t’i duhet t’i rregullojë duke i futur pas veshit.





Ajo në kuzhinën e shtëpisë, me celularin të mbështetur mes pakos së makaronave, miellit e sheqerit në banak. Ndërsa ai në këndin e bibliotekës së tij, ku si të vetmin send që ja mbante pa lëviz telefonin,  kish zgjedh letrën higjenike, pikërisht atë që në këto kohe virusesh u bë subjekti më interesant i memeve nëpër rrjete sociale.


Elvana Gjata e Ledri Vula, as që e kishin menduar, (provuar jo e jo), se do të vinte një moment si ky, kur duhej të këndonin, të dy bashkë, në një koncert të këtij formati: live në instagram, të shkujdesur me tuta shtëpie, të sajuar me muzikën në kushtet e shtëpisë.

Por ja që pikërisht kjo ishte performanca,  siç e pohuan dhe vetë, sapo u shfaqën live, që po i mahniste e po u jepte një emocion të papërjetuar më parë, mbi të gjitha sepse kanë ndjerë mungesën e fansave, të publikut në këto kohë, që s’dihet ende sa do t’i mbajnë larg skenave e shesheve të koncerteve.  

Por ja që edhe në kësi kushtesh ka gjithmonë një zgjidhje, e kjo vjen falë teknologjisë, që sfidon pamundësitë, distancat e afron artistët me fansat duke ua çuar shtëpi më shtëpi.

Për këtë qëllim Vodafone Albania projektoi “Vodafone Home Concert”, që nisi dje, pikërisht me Elvanën dhe Ledrin, “Vodafone Home Concert”, në trasmetim Live në Instagramin e @vodafonealbania dhe @juthbyvodafon, për të vijuar në fundjavat në vijim edhe me artistë të tjerë.

Energjia që u përcoll dje në më shumë se 50 minuta, në komunikimin mes dy miqve si Elvana e Ledri, ishte fantastike, përpirëse, jo vetëm ndër tingujt e muzikës së tyre, por dhe batutave hidh e prit, ndër veprimet prej “mistrecësh të lezetshëm”, që ja përcillnin njëri- tjetrit, (sallata e mbi kokën e Elvanës, si element stilimi “alla kuzhina”, duhet të ketë mekur së qeshuri këdo që e ka parë dje videon).

Mesazhet që u përcollën mbrëmë në atë më shumë se 50 minutësh ishin shumë domethënëse: Elvana përmes një buqetë të madhe me lule falenderoi e përgëzoi gjithë gratë shqiptare, për sakrificat që po kalojnë në këto kohë izolimi; uroi gjithë besimtarët për një fillim të mbarë të muajit të agjerimit të Ramazanit; trasmetoi mallin që ndjen për familjen e saj që e ka larg këto ditë, ndërsa iu mbush zemra plot, duke parë prindërit dhe gjyshërit e Ledrit që iu bashkuan performancës së tyre, duke i dhënë edhe më shumë shpirt familjar këtij lloj koncerti. Ledri kujtoi kohët e izolimit të luftës së Kosovës, kur gjithçka ishte më e vështirë se në këto kohë, kur ka internet e Netflix e mund të argëtohesh gjithçfarë, duke iu dhënë kështu zemër gjithë shqiptarëve për t’i respektuar edhe për ca kohë, masat e izolimit.

Por ja që mes këngëve të tyre hit, ata erdhën siç nuk i kishim parë kurrë më parë, siç duhej të vinin,  për të sjellë pak frymëmarrje e energji pozitive, në këto ditë kur çdokujt i duhet më shumë se kurrë. E kjo energji do të vijojë të vijë edhe në fundjavat në vijim, po aty Live, në Instagramin e @vodafonealbania dhe @juthbyvodafone.

 

Tags: elvana gjatainstagramkoncertledriVodafoneyouth albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali
Breaking News

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali

15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 
Breaking News

Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 

15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!
Breaking News

9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!

15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 
Breaking News

E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 

15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!
Breaking News

Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!

15/12/2025
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!

15/12/2025
Next Post
Një martesë e dytë për Robert Berishën? Ja si shprehet këngëtari

Një martesë e dytë për Robert Berishën? Ja si shprehet këngëtari








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera