Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Hoqa dorë nga kafja për një muaj, e pabesueshme ç’ndodhi me jetën time”

26/10/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Hoqa dorë nga kafja për një muaj, e pabesueshme ç’ndodhi me jetën time”

Ideja për të hequr dorë nga kafeina më lindi një natë, në një orë të vonë të mbrëmjes teksa e kisha të vështirë të flija.





Kisha pirë shumë kafe gjatë ditës ndaj dhe mendova se çfarë do të ndodhte nëse do ta reduktoja apo të hiqja dorë prej saj.

Pjesa më e madhe e popullsisë jeton me më pak gjumë sa do të duhej, sipas Drake, drejtor i kërkimeve për gjumin në spitain Henry Ford. “Një orë gjumë e humbur nuk do të shkatërrojë jetën e askujt, por shumë shpejt të bëhet kronike”, thotë ai.


Dhe kafja nuk është përgjigja. Kafeina mund të ndihmojë për të larguar gjumin megjithatë ju sërish do të keni nevojë të flini po aq sa po të mos kishit konsumuar këtë pije.

Në fakt një sasi e vogël e kafeinës nuk është e dëmshme, rezultatet negative të saj vërehen nëse konsumohet në doza të mëdha. Kafja mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, Parkinsonit dhe diabetit.

“E rëndësishme është që gjumi të jetë përparësi në jetën tuaj”, thotë doktor Drake.

Me gjithë këto informacione unë mendova të realizoj planin. U përgatita mendërisht, paralajmërova familjen dhe kërkova mbi mënyrat se si mund të shmangia përgjumjen.

Siç e përmenda, problemet e mia me pagjumësinë ishin shtysa më e madhe që më bënë të marr vendimin për të mos konsumuar kafeinë. Mendova se tanimë, pa kafe në jetën time do të flija më herët, por nuk pati efekt. Kam vuajtur nga insomnia që kur isha 7 vjeç, nuk ishte e mundur që heqja dorë nga kafeina ta zgjidhte këtë në një ditë.

Jeta ime ndryshoi në pak ditë. Hoqa dorë nga shumë plane me miqtë, tentoja të kisha orar më të rregullt për gjumin dhe piva shumë ujë. Vetëm pas gjysmë muaji dhembjet e kokës u pakësuan ndjeshëm.

Pas një vizite që bëra tek doktori zbulova se presioni i gjakut ishte ulur ndërsa ankthi apo shqetësimet tashmë i kaloja më shpejt duke u mbështetur tek vetja dhe jo më tek kafeina.

Orari im normal i punës është nga 08:30 deri në 05:00 në zyrë. Kur pija kafe disa orë në natë i shpenzoja për të shkruar, ndërsa pa kafeinë ndihesha tërësisht e lodhur dhe e pa frymëzim.

Por braktisja e kafes pati një efekt pozitiv të dukshëm në aspektin monetar. Sipas llogarive të mia për dy javë kam kursyer rreth 100 dollarë duke mos pirë kafeinë.

Telefonova doktror Drake dhe e pyeta: “A konsumoni kafeinë”? Ai qeshi dhe mu përgjigj ndershmërisht se po.

Vendosa se kafeina nuk mund të mos jetë pjesë e jetës sime. Pas një shtatori të vështirë, 1 tetorin e nisa me një filxhan kafe./shqiptarja.com

Tags: kafeja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Ide të mahnitshme makiazhi për Halloween, të marra nga Instagrami

Ide të mahnitshme makiazhi për Halloween, të marra nga Instagrami








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera