DASHI
Planeti do të favorizojë dashurinë në çift gjatë kësaj jave. Do i zgjidhni të gjitha problemet që iu mundonin dhe ndiheni më të qetë.
DEMI
Për çiftet do jetë një ditë e qetë dhe pa probleme. Nuk do ketë pasion të zjarrtë por do ia kaloni më së miri.
BINJAKET
Sektori i dashurisë së çifteve do jetë i favorizuar sot. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni edhe dyshimet që iu kishin lindur.
GAFORRJA
Mos reagoni pas çdo kritike që do iu bëjë partneri sot. Pasi të reflektoni mirë do e kuptoni që ai ka të drejtë. Tregohuni të gatshëm të bëni lëshime.
LUANI
Qetësia do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Megjithatë në mbrëmje nuk do mungojnë momentet emocionuese dhe të këndshme.
VIRGJERESHA
Në jetën tuaj në çift do ndodhin shumë gjëra emocionuese gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli. Shprehjani sa të mundni partnerit ato që ndjeni.
PESHORJA
Duhet të bëni edhe më tepër lëshime në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Nëse nuk e bëni këtë mund të lindë tensioni.
AKREPI
Ata që janë në një lidhje do kenë një rizgjim të pasionit sot. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe nuk do doni që dita të mbarojë. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë.
SHIGJETARI
Mundohuni të bëni çmos ta mbani sa më afër partnerin gjatë kësaj dite sepse dikush tjetër po përpiqet t’ua marrë. Plotësojani dëshirat dhe krijojini një ambient sensual e të rehatshëm.
BRICJAPI
Më në fund klima do të ngrohet për ju që jeni në një lidhje. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet.
UJORI
Mundohuni t’i sqaroni keqkuptimet që keni pasur me partnerin sot sepse dita do jetë e favorshme. Ai do tregohet më tolerant dhe më i kuptueshëm.
PESHQIT
Falë mbështetjes që do iu japë Jupiteri ju do i përballoni më me lehtësi problemet që mund t’iu dalin në jetën në çift. Do e konsolidoni lidhjen dhe do flisnim hapur me partnerin.






