Dashi
Përpiquni të qëndroni larg situatave që mund të jenë të rrezikshme për ju. Mos e ngisni makinën sot. Gjithashtu mundohuni të shmangni situatat që mund t’ju çojnë në konflikt.
Demi
Do të jeni shumë i zënë me punë aq sa nuk do të keni kohë as për veten tuaj. Në mbrëmje është koha të organizoni diçka të bukur me miqtë dhe të ndiheni të relaksuar.
Binjakët
Evitoni udhëtimet e gjata dhe të lodhshme. Nëse doni të jeni larg zhurmave dhe smogut, provoni të dilni diku në periferi të qytetit. Familja do t’ju mbështesë sot në të gjitha drejtimet.
Gaforrja
Sot në mëngjes do të merrni një lajm jo të mirë nga kolegët tuaj të punës. Bëni mirë të mos e shfaqni atë çfarë vërtet ju ndieni, por mundohuni të dukeni në gjendje të mirë.
Luani
Dikush sot në mëngjes do ketë nevojë që t’ju hapë zemrën dhe t’ju tregojë një sekret që e mundon prej kohësh. Bëni mirë t’i qëndroni pranë dhe ta këshilloni pa e gjykuar.
Virgjëresha
Këtë fillim dite ju mund të ndiheni i lodhur pas një udhëtimi të gjatë që sapo keni bërë. I dashuri juaj do të insistojë që të shkoni diku për vizitë me të, mos ia prishni.
Peshorja
Mos ndërmerrni nisma të mëdha pa i vëzhguar më parë të gjitha gjërat me kujdes. Mos u përpiqni që t’i zgjidhni të gjitha gjërat vetë. Pranoni mbështetjen e miqve.
Akrepi
Ju keni nevojë të menjëhershme patjetër për pushime, pasi ndiheni shumë i lodhur. Ju mund të keni një debat me brezin më të moshuar në familje (gjyshin ose gjyshen).
Shigjetari
Në mëngjes ju mund të niseni për një udhëtim të papritur. Shanset janë që ju të ktheheni me një shumë të madhe parash nga udhëtimi. Gjithashtu ju mund të nisni një marrëdhënie të re dashurie.
Bricjapi
Ju sugjerojmë të tregoheni i qetë, pavarësisht situatave të vështira që mund të ndodheni. Jini të duruar, dikush do përpiqet t’ju ndihmojë juve. Besoni gjithashtu tek intuita e të dashurit tuaj.
Ujori
Ju do të gjendeni në një situatë shumë të këndshme, i qetë dhe i relaksuar. Është pikërisht kjo gjë që kishit ëndërruar dhe më në fund ia dolët mbanë.
Peshqit
Sot do të ndiheni mjaft mirë me njeriun e zemrës dhe do t’i kërkoni atij t’ju çojë në një vend të qetë për të shijuar disa çaste romantike dhe të paharrueshme.