Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi, 12 qershor 2017

12/06/2017
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi, 12 qershor 2017

Dashi – Ditë të caktuara fati është me ju, pavarësisht personave apo veprimeve që bëni. Dita e sotme do të jetë e tillë, ndaj nëse keni diçka në mendje mos nguroni. Përdoreni fatin në avantazhin tuaj.





Demi – Tregohuni zemërgjerë dhe dhurojini sado pak atij që ka nevojë. Do të ndiheni të kënaqur që ndihmuat dikë dhe nga ana tjetër do të merrni mirënjohjen e tyre.

Binjakët – Bëni kujdes sot dhe mos lejoni t’ju flasë goja para mendjes. Në fakt nëse nuk jeni i sigurt nëse duhet të flisni për një çështje të caktuar më mirë heshtni, përpara se të futeni në telashe.


Gaforrja – Nëse dikush i afërt vjen për të ndarë një shqetësim që ka tregohuni mendjehapur dhe jepini atyre mundësinë të flasin. Ndonjëherë njerëzit kanë thjeshtë nevojë për t’i dëgjuar, jo për t’i dhënë zgjidhje.

Luani – Eksperienca është diçka absolutisht e mirë, ndaj nëse jeni në dilemë për të zgjidhur një çështje të caktuar kujtoni si keni vepruar në raste të ngjashme në të shkuarën dhe reagimet që keni marrë. Nëse ju duhet ndihmë flisni me dikë tek i cili keni besim.

Virgjëresha – Instikti i parë që do të keni sot është që të thoni ekzaktësisht atë që mendoni. Ndonëse mund të jetë më e mira që mund të bëni, tregohuni të kujdesshëm dhe sigurohuni që është vërtetë ajo që doni të thoni.

Peshorja – Nëse ndjeni që duhet t’i shpreni mirënjohjen dhe afeksionin dikujt që keni pranë, mos nguroni. Ata jo vetëm që do ta vlerësojnë sinqeritetin tuaj, por do të rrëfejnë të njëjtat ndjenja për ju.

Akrepi – Bëni kujdes me financat. Nuk është periudhë e mirë për t’u treguar dorëlëshuar. Pavarësisht dëshirës së mirë për të kënaqur të tjerët është e nevojshme të mendoni edhe për fundin e muajit.

Shigjetari – Do të keni një ditë të ngjeshur me punë, me fare pak kohë për të pushuar. Pasi të mbaroni merrni pasditen e lirë, larg njerëzve dhe zhurmës dhe shfrytëzojeni për t’u relaksuar.

Bricjapi – Ndonëse një ditë e zënë dhe e tensionuar, gjithçka do të shkojë mirë, kryesisht falë ndihmës së kolegëve dhe atyrë që ju rrethojnë. Do t’ia dilni të zgjidhni disa probleme që do t’ju dalin para.

Ujori – Familja është tepër e rëndësishme dhe nëse kohët e fundit kanë patur pakënaqësi është momenti të bëni diçka për ta ndryshuar situatën. Mos lejoni që puna dhe angazhimet e tjera t’ju largojnë nga njerëzit e dashur.

Peshqit – Ndodh herë pas here që të përhumbeni nëpër ëndrra. Koha që kishit marrë për të pushuar ishte mëse e mjaftueshme ndaj ka ardhur momenti t’i riktheheni rutinës e të zbrisni me këmbë në tokë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
Aktori i “Portokallisë” në Hollywood, film me Jennifer Lowrence dhe Michelle Pfeiffer

Aktori i “Portokallisë” në Hollywood, film me Jennifer Lowrence dhe Michelle Pfeiffer








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera