Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi, 12 shtator

12/09/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 20 maj

Dashi





Keni shumë çështje për të zgjidhur gjatë ditës së sotme ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Pjesa e parë e ditës do të ketë aktivitete të shumta. Më e qetë mbrëmja. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme, por prapë nuk do vendosin dot për të ndryshuar statusin. Në planin financiar shpenzimet do jenë të mëdha.

Demi


Idetë që keni përsa i përket të ardhmes suaj me partnerin/en duhet t`i vini në veprim dhe t`i zhvilloni. Problemi i vetëm është se nuk po gjeni pak kohë të lirë për ta bërë këtë gjë. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do njohin dhe mund të nisin një lidhje afatgjatë. Financat do jenë të trazuara.

Binjakët

Dikush po mundohet t`ju vërë shkopinj nën rrota sot. Nëse keni autokontroll të mjaftueshëm do të dini si të dilni nga kjo situatë dhe të mos cënoni lidhjen tuaj. Beqarët nuk duhet të sakrifikohen shumë për të ndryshuar statusin, sepse edhe mund të lëndohen. Në planin financiar gjendja paraqitet nën kontroll.

Gaforrja

Mund t`i lini gjërat të rrjedhin vetë ju të dashuruarit. E rëndësishme është që në një moment të caktuar ju do të keni kohën tuaj për të realizuar atë që doni. Beqarët do jenë të vendosur dhe do kenë besim te vetja, duke bërë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do kenë në mbrojtje Plutonin.

Luani

Hap pas hapi do të arrini te mblidhni dhe ju sukseset tuaja. Shijoni çdo gjë që ju ofron jeta dashurore sepse e meritoni. Beqarët do tërhiqen nga disa persona jo të përshtatshëm për ta duke i shkaktuar probleme. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Në varësi të humorit do të keni edhe sjelljen sot kundrejt partnerit/es. Por duhet të dini se personat që ju rrinë pranë nuk e meritojnë arrogancën tuaj. Beqarët do përfshihen nga ëndrra shuamë të mëdha, por realiteti është krejt ndryshe. Në planin financiar problemet parashikohen të jenë të njëpasnjëshme.

Peshorja

Jeni vëzhgues të mençur dhe sigurisht kjo gjë ju favorizon në shumë situata. Sot mendoni vetëm se si të relaksoheni bashkë me partnerin/en. Beqarët do afrohen më shumë me një mik të vjetër, të cilin/ën do nisin ta shohin me sy tjetër. Financat do përballen me disa vështirësi të vogla.

Akrepi

Sot nuk duhet të ekzagjeroni në kërkesat tuaja karshi njeriut të zemrës suaj. Jo të gjitha gjerat që kërkoni mund të kenë kushtet për tu realizuar. Beqarët do njihen me një person gjatë një takimi me shoqërinë dhe do dashurohen pas tij. Financat duhet t’i keni nën kujdes, ndryshe do hasni probleme.

Shigjetari

Ju që jeni në një lidhje mos kërkoni aventura sot sepse nuk do të mund të përballoni dot rrezikun. Një sekret i kohëve më parë do t`ju shqetësojë. Beqarët nuk do i rezistojnë dot një propozimi dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do jeni me shumë fat, nuk keni arsye pse të shqetësoheni.

Bricjapi

Indiferenca në shumë raste është arma më e mirë për të mos vuajtur dhe për të mbajtur larg problemet në çift. Jeta na rezervon momente të dhimbshme që mund të na lëndojnë. Beqarët nuk do jenë të vendosur për ato që duan të bëjnë dhe mund të humbasin raste të shkëlqyera. Financat do i keni nën kontroll.

Ujori

Konsideroni atë qe ju thotë instinkti juaj i pagabueshëm sot. Për ju të dashuruarit, mund të jetë momenti për një ndryshim të madh dhe total në jetën tuaj. Beqarët do jenë një ditë rutinë si gjithë të tjerat, nuk parashikohet ndonjë takim interesantë. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme.

Peshqit

Sot do të keni mundësinë të analizoni mirë ngjarjet që po ndodhin rreth jush përsa i përket marrëdhënies me partnerin/en. Paraqitet një ditë e qetë dhe pa shumë aktivitet. Beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe të mos marrin vendime të nxituara. Kujdes me shpenzimet.

Tags: horoskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Enca Haxhia ekspozon gjoksin (Foto)

Enca Haxhia ekspozon gjoksin (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera