Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje? 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 12 tetor

12/10/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 12 tetor

Dashi – Në mëngjes një i afërm do t’ju japë një lajm. Mund të përballeni me shpenzime të papritura që do t’ju zenë pak ngushtë. Mos u shqetësoni! Një mik do t’ju ndihmojë në këtë situatë të vështirë.





Demi – Do të nervozoheni me një dikë që ju ka para borxh dhe nuk po i kthen. Mos merrni zjarr, pasi ka shumë mundësi që vonesa të vijë për arsye objektive. Bëni durim dhe tregohuni më të mirëkuptueshëm. Evitoni debatet me partnerin.

Binjakët – Lidhja sentimentale do të jetë e karakterizuar nga tensione ditën e sotme ndaj zgjidhni mirë fjalët që thoni. Kjo pasi mund të lëndoni ata që ju duan. Do të ishte mirë të merrnit në konsideratë këshillën e një personi me më shumë eksperiencë.


Gaforrja – Bëni mirë që gjërat e rëndësishme t’i mbaroni përpara mbrëmjes, kur jeni më me energji. Gjatë pasdites mund të zhgënjeheni nga një mik që ka keq përdorur besimin. Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashuri dhe romancë.

Luani – Do të pësoni një zhgënjim në jetën sentimentale që do të ndikojë në jetën sociale. Mos evitoni komunikimin me të tjerët dhe shprehuni qartë në mënyrë që të mos krijoni keqkuptime. Gjithashtu, tregohuni të moderuar me kokëfortësinë pasi rrezikoni t’i largoni ata që keni pranë.

Virgjëresha – Do të keni tendencën për të kritikuar këdo që ju rrethon. Bëni kujdes me fjalët pasi mund të lëndoni ndjenjat e të afërmve më të mëdhenj në moshë. Pasdite do të takoni miq me të cilët do të kaloni mjaft mirë. Tregojini pak më shumë vëmendje atyre që keni përzemër.

Peshorja – Gjithçka do t’ju duket gati perfekte dhe do të keni ndjesinë që asgjë nuk mund t’ju mërzisë. Do të keni dëshirë të madhe për të shprehur mendimet tuaja dhe të veproni. Megjithatë bëni kujdes dhe mos u tregoni të nxituar pasi mund të bëni veprime për të cilat mund të pendoheni. Gjatë mbrëmjes do të ketë tension me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë edhe një zënkë. Ruani qetësinë!

Akrepi – Do të jeni të vendosur për të bërë ndryshime në jetën sentimentale. Planet për sot do të shkojnë siç e parashikonit, duke bërë që të jeni të mbushur me durim. Aleati më i mirë për sot është intuita.

Shigjetari – Do të keni mundësinë që të zgjidhni disa çështje financiare që i shtynit prej kohësh. Është një ditë e favorshme për të përforcuar marrëdhëniet me miqtë dhe për t’u takuar me njerëz të rëndësishëm. Merrni në konsideratë këshillat e atyre që ju rrethojnë.

Bricjapi – Sot në mëngjes do të merreni me disa punë personale. Bëni kujdes me paratë apo dokumente të rëndësishme pasi mund t’i humbisni apo t’i vendosni në vende të gabuara. Evitoni debatet me partnerin.

Ujori – Do të jeni me humor të keq, ndoshta për shkak të një problemi që mund të shfaqet në punë. Mund t’ju krijohet ideja që të gjithë e kanë me ju dhe se asgjë nuk shkon mirë. Mendoni pozitivisht! Gjithçka do të ndryshojë për mirë. Takohuni me një mik apo të afërm dhe relaksohuni.

Peshqit – Nervozimi për shkak të problemeve financiare mund të bëhet shkak për debate në punë. Ruani qetësinë dhe kjo vlen edhe për në shtëpi, pasi mund të shkaktoni debate të kota duke i përkeqësuar gjërat edhe më shumë./tvklan.al

Tags: horoskopi 12 tetor
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të rritet përsëri

Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të rritet përsëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera