Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi, 14 maj

13/05/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi, 14 maj

Dashi





Përpiquni që të mos u futeni shumë thellë çështjeve tuaja emocionale me partnerin/en, është më mirë t’i mbani gjërat në nivel sipërfaqësor. Të paktën për momentin. Beqarët ka rrezik të gabojnë në lidhje me dashurinë. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Demi


Do të befasoni partnerin/en, mbase edhe veten, me një veprim impulsiv që duket se është kundër karakterit tuaj. Megjithatë mendoni çfarë është më e mira për ju. Beqarët do kenë frikë të hedhin hapa dhe do humbasin mundësitë e mira. Në planin financiar do keni fat.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të komunikuar me partnerin/en, edhe për ju që jeni shumë të aftë të dilni aty ku doni. Tregohuni të kuptueshëm. Beqarët do kenë takime atëherë kur nuk e presin. Buxheti nuk do përballet me asnjë vështirësi. Në planin financiar do keni surpriza.

Gaforrja

Jepini vetes një shtysë për t’i çuar gjërat atje ku dëshironit në fillim porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Keni ndenjur brenda guaskës suaj për shumë kohë. Beqarët nuk do jenë në humor për takime dhe do rrinë vetëm. Financat do jenë të mira.

Luani

Njeriu juaj i zemrës do ndjejë nevojën që të bisedojë me ju rreth ambicies së tij, do të rezultojë që ju jeni pjesë e rëndësishme e jetës së tij.  Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Virgjëresha

Detajet kanë shumë rëndësi sot persa i përket çifteve. Kjo nënkupton se është koha juaj për të ndriçuar, ngaqë keni kohë që jeni fshehur në hijen tuaj. Beqarët duhet të luftojnë për të bërë për vete një person. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer.

Peshorja

Energjia juaj e brendshme po ju bën të ndiheni të fuqishëm drejt suksesit. Është më e thjeshtë se kurrë për ju të shfaqni ide të mëdha apo të bëni plane të reja bashkë me partnerin/en. Beqarët bëjnë mirë të mos rrezikojnë. Për financat do jetë një ditë e kënaqshme.

Akrepi

Është një nga ato ditë që duhet të siguroheni që po i shtyni gjërat deri në pikën ku mund të jetë e mirë për ju. Kërkoni mbështetjen e partnerit/es. Beqarët duhet të sakrifikojnë sepse gjëra të bukura i presin. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Shigjetari

Nuk është mirë që të mërziteni apo të ndiheni në ankth. Kjo gjë do të prishte edhe harmoninë që keni krijuar në çift. Aktiviteti i shumtë ju bën mirë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me surpriza dhe takime. Buxheti i mirë, por gjithsesi tregoni kujdes.

Bricjapi

Në vend të miqve dhe kolegëve keni mbledhur rreth vetes një tufë “korbash” të gatshëm t’ju hanë në çdo çast. Mbajeni mendjen të lidhja juaj e dashurisë. Harrojini të tjerat. Beqarët nuk do jenë gati dhe do preferojnë të presin edhe pak kohë. Venusi do ju ndihmojë me financat.

Ujori

Gjeni një mënyrë të re për të përçuar mesazhet tuaja, mund të arrini të komunikoni me partnerin pa u acaruar. Është mirë t’i mendoni dhe një herë planet tuaja. Beqarët do kenë një ditë të mërzitshme dhe pa ndonjë takim. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Arrini ta ndieni ndryshimin në marrëdhënien tuaj në çift përpara se të ndodhë dhe kjo jua bën përshtatjen më të thjeshtë. Beqarët do realizojnë takime të veçanta që mund ti ndryshojnë të ardhmen. Me financat do dini si të veproni.

Tags: Horoskopi 14 maj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Ja si do të jetë moti

Ja si do të jetë moti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera