Dashi
Një ditë jo shumë e kendshme për ju. Hëna është në anë të kundërt me Uranin. Programet e ditës nuk janë ashtu siç i kishit menduar megjithatë mos u merzisni. Kujdes shëndetin, pasi mund të keni luhatje të tensionit nga i nxehti. Më shumë hapësira dhe tolerancë për të afërmit tuaj.
Demi
Pavarësisht disa grindjeve të vogla, ju do të kaloni shkëlqyshëm sot. Programi i ditës është ashtu siç e dëshironi. Nga ana tjetër miqë janë gjithnjë të gatshëm t’ju ftojnë për darka apo festa, ku ju keni një sukses të jashtëzakonshëm.
Binjakët
Hëna sot do të prek anën sentimentale tuajën. Nëse keni lindur në Qershor lajme të mira do të ketë për ju. Një mik ose i afërm do t’ju përfshijë në një projekt ku do të vlerësoheni.
Gaforrja
Një e martë për t’u mbajtur mend dhe aspak e dëshirueshme. Njerëzit që keni pranë nuk bëjnë gjë tjetër përveç se kritikojnë çdo sjellje tuajën. Atmosfera ndryshon duke u përmirësuar me kafen e drekës, moment ky kur Hëna kalon në Ujor.
Luani
Një ditë rutine, si edhe një mijë gjëra për të bërë edhe pse jeni me pushime. Nga ana tjetër keni mbështetjen e Uranit, për të përjetuar përvoja dhe emocione të reja. Aktivitetet sportive në këto ditë vere do t’ju bëjnë shumë mirë. Në dashuri po kaloni në një “tunel” të errët, por çdo gjë është nën kontroll.
Virgjëresha
Entuziazmi dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë të realizoni atë që dëshironi. Sot do të keni mundësinë të takoheni me njerëz të rinj dhe që duan të argëtohen. Nga ana sentimentale do të jeni të lumtur, pasi një dashuri me shikim të parë është në horizont.
Peshorja
Jeni i/e pavendosur më shume se herët e tjera se si të kaloni ditën e sotme. Përpiquni t’i pranoni gjërat ashtu siç vijnë dhe do kuptoni se çdo gjë do të rrjedh më mirë dhe me harmoni. Në dashuri do ndjeheni më të fortë dhe me më shumë entuziazëm.
Akrepi
Një ditë e qetë për personat e shenjës Akrep të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë sot. Hëna premton udhëtime me shoqëri të mirë, por kundër Hënës keni Uranin që sjell një seri ngjarjesh të papritura. Mes jush dhe partnerit është krijuar një atmosferë plot pasion.
Shigjetari
Sot përsa i përket anës financiare do të keni një qendrim plot me optimizëm euforik. Vëzhgoni mirë situatën përsa i përket buxhetit para se të shpenzoni. Mendime romantike do t’ju kalojnë nëpër mendje, duke iu shtuar dashurinë për partnerin tuaj.
Bricjapi
Shkëlqeni në ditën e sotme. Jeni në humor të mirë, i rrethuar me dashuri dhe pa interes. Mund të organizoni një mbrëmje argëtuese në të cilën do të takoni njerëz të rinj.
Ujori
Do hasni disa pengesa në rrugen tuaj sot. Është e vërtet që vështirësitë iu bëjnë shumë më të fortë për të përballuar sfidat. Kujdes, çfarëdo që të jetë tregohuni i vemendshëm.
Peshqit
Është verë brenda dhe jashtë jush. Yjet ju dhurojnë një ditë magjike ku do të jeni të gatshëm të përballoni çdo gjë. Ndjeheni i vlerësuar nga partneri juaj i cili ju jep një forcë të madhe për të përballuar gjithçka. Sot konsiderohet si dita juaj me fat./tvklan.al







