Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 18 korrik

18/07/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 18 korrik

Dashi- Kushtojini më shumë vëmendje anës shpirtërore. Zgjidhni mënyrën që dëshironi, por mos e lini pas dore. Duhet t’i jepni më shumë rëndësi ëndrrave dhe dëshirave që keni, pse jo t’i bëni edhe realitet.





Demi – Një mundësi e re mund t’ju trokasë në derë sot. Mund të jetë një ëndërr e bërë realitet, mundësia që kishit kohë që prisnit. Megjithatë nuk do ta prisni pa dyshime, pasi do të sjellë ndryshime në jetën tuaj, përfshirë atë sentimentale. Përpara se të merrni përsipër çfarëdolloj gjëje, analizoni çdo aspekt me vëmendje.

Binjakët – Disa ndryshime në punë do të kërkojnë që të përshtateni. Mund t’ju venë disi në vështirësi megjithatë do ta merrni shpejt situatën në dorë. Madje pas një farë kohe do të shihni se do t’ju shfaqen mundësi të reja mjaft pozitive.


Gaforrja – Një miqësi e vjetër mund të kthehet në diçka më shumë. Do ta shihni këtë person si një dritë të re dhe të kuptoni se është një njeri shumë tërheqës. Nuk është diçka që do të kalojë pa ju tronditur dhe ndoshta do t’ju duhet kohë për t’u mësuar me idenë. Mos e injoroni, por afrohuni me kujdes dhe shihni se çfarë rezervon e nesërmja.

Luani – Jeni të tejmbushur, aq sa keni vështirësi për të fjetur. Edhe kur flini, shihni ëndrra të çuditshme. Kjo është e vetmja anë negative e situatës në të cilën ndodheni momentalisht. Megjithatë, gjërat e tjera do të shkojnë mirë. Ndoshta do të bënit mirë që të bënit një shëtitje para gjumi, mund t’ju ndihmojë për të kthjelluar mendjen.

Virgjëresha – Biseda interesante parashikohen sot me njeriun e zemrës. Nga ana tjetër do të zbuloni një metodë të re për të bërë më shumë para, pse jo edhe falë teknologjisë. Megjithatë kur vjen puna tek idetë e reja, vlerësojini ato me kujdes dhe mbani në mendje se jo të gjitha mund të realizohen.

Peshorja – Puna e madhe në të cilën keni gjithë këto kohë që investoni më në fund mund të sjellë shpërblimin që shpresonit. Mos u habisni që në fund të merrni komplimenta të shumta. Do të ndiheni mjaft krenar për veten dhe plot vetëbesim dhe arsyet nuk mungonë. Mos e lini pa e festuar këtë ditë, e meritoni!

Akrepi – Keni një tendencë të çuditshme për të qenë aventurierë në periudhat më të qeta të mundshme. Sot është një nga ato ditë. Do të keni një tundim të madh për të bërë ndryshime radikale në jetën tuaj, sidomos në atë profesionale. Bëni mirë ta merrni më shtruar dhe t’i konsideroni të gjitha opsionet me qetësi.

Shigjetari – Intuita nuk ju lë kurrë në baltë dhe sot do të jetë aleatja më e mirë. Do të jetë e nevojshme ta përdorni intuitën në disa situata të caktuara, pasi do t’ju vijë në ndihmë. Besojini vetes dhe mos kini frikë që t’i bazoni vendimet në atë çfarë mendoni se është drejtë.

Bricjapi – Çështje që lidhen me paratë do të jenë në qendër të ditës së sotme. Biseda që kanë lidhnje me punën apo të ardhuat do të sjellin mundësi të reja që nuk do të lini pa i shfrytëzuar. Dhe nuk bëni keq, pasi është momenti i duhur për të menduar se si të bëni më shumë para.

Ujori – Do t’ju paraqiten mundësi të reja sot, gjëra që ndoshta si keni menduar. Një mundësi e re pune mund të trokasë në derë dhe do të duhet të merrni një vendim. Mos kini frikë të guxoni dhe mos merrni shumë kohë për ta menduar, pasi nuk e keni luksin.

Peshqit – Kontakte të reja, ndoshta nëpërmjet internetit, do të sjellin zhvillime interesante sot. Njerëz të rinj, që pse jo mund të sjellin ide të reja, do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Shikojeni këtë si një mundësi të mirë për të ndryshuar disa gjëra në jetën tuaj dhe shijoni ato që rezervon dita./tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Blerta Gaçe feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i Aurelës

Blerta Gaçe feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i Aurelës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera