Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve 12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 19 korrik

19/07/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 19 korrik

Dashi – Në një moment të caktuar të ditës do ta gjeni veten të përfshirë në një projekt tepër interesant. Bëni kujdes që të mos hidheni me kokë pasi mund t’ju prishë punë me gjëra të tjera, që kërkojnë gjithashtu vëmendjen tuaj. Zgjuarsia dhe aftësia për të bërë disa gjëra njëkohësisht nuk ju mungon, ndaj ruani ekuilibrin.





Demi – Jeni në rrugë të mirë për të përmbushur një projekt që keni kohë për të cilin investoni. Mos lejoni faktorë të jashtëm të bëhen pengesë dhe fokusojeni të gjithë energjinë në përmbylljen e punës. Do t’ia dilni mbanë me sukses!

Binjakët – Do të jeni shumë të përkujdesur e të dashur me çdo gjë dhe këdo që ju rrethon sot. Bëni kujdes, pasi shpesh të tjerët mund të mos e vlerësojnë gjithmonë ndihmën, ndaj tregojani dashurinë atyre që e meritojnë.


Gaforrja – Herë pas here është e nevojshme që të tregoheni disi më të kujdesur me miqtë dhe t’i kushtoni atyre më shumë vëmendje. Megjithatë nuk është e thënë që ta bëni me këdo një gjë të tillë. Jepini rëndësi dhe vlerësim atyre që vërtetë keni përzemër.

Luani – Paratë do të jenë në fokus të ditës. Ngulni këmbë dhe çojeni deri në fund atë që keni në dorë, më pas do të keni mjaftueshëm kohë për t’u relaksuar. Është një ditë e mirë për përmbyllur projekte që do të sjellin mjaft të ardhura.

Virgjëresha – Një ndjenjë romanticiteti dhe dashurie për ata që ju rrethojnë do të karakterizojë ditën. Mbrëmja do të sjellë supriza interesante që nuk duhet t’i lini t’ju ikin nga duart.

Peshorja – Mundësi alternative për të bërë para do të trokasin në derë sot. Ndonëse nuk është në natyrën tuaj që të hidheni me kokë, mos i lini pa i vlerësuar mirë të gjitha mundësitë. Pasioni që keni për të eksploruar fusha të reja profesionale mund të pengohet vetëm nga ana sentimentale, ndaj bëni kujdes dhe ruani ekuilibrin.

Akrepi – Është dita dhe momenti i duhur për të njohur njeriun e duhur. Fati është në anën tuaj, ndonëse nuk e prisni. Përgatituni, pasi ajo çfarë rezervon dita mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetë.

Shigjetari – Është një nga ato ditët kur ajo që shihni në pasqyrë nuk do t’ju pëlqejë. Ndoshta do të ishte mirë të ndryshonit ritmin e gjërave sot. Bëni diçka ndryshe, dilni takoni miq, apo edhe pak pazar për t’i dhuruar vetes kënaqësi ndryshe. Bëni kujdes të mos ekzagjeroni me ushqimin dhe pijen.

Bricjapi – Sot do ta gjeni veten duke kërkuar ide dhe dije nga partneri. Dikush që keni përzemër do të jetë në vështirësi dhe nuk duhet t’ia refuzoni ndihmën tuaj sepse është shumë e rëndësishme t’i tregoni të tjerëve se jeni aty për ta. Optimizmi që ju karakterizon është i madh dhe është tepër e lehtë që t’ia përçoni edhe atyre që ju rrethojnë.

Ujori – Çfarëdolloj gjëje që keni planifikuar për në mbrëmje do të shkojë mësë miri. Edhe nëse do t’ju paraqiten takime të reja, ata që do të njihni do të jenë persona tepër interesantë. Mënyra sesi komunikoni është tepër tërheqëse ndaj do ta keni të lehtë për t’i bërë të tjerët për vete.

Peshqit – Nuk do të keni aspak dëshirë për të qëndruar të mbyllur sot. Megjithatë angazhime të ndryshme mund të bëjnë që të shtyni çdo plan që kishit. Dikush mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj dhe nuk do të lini pa ia ofruar. Mos u mërzisni, mbrëmja do të jetë më e favorshme./tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Luana Vjollca, një “mami” shumë e dashur (FOTO)

Luana Vjollca, një "mami" shumë e dashur (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera