Dashi
Sot do të shihni anët më të errëta të njerëzve që ju rrethojë. Mjaft e favorshme Afërdita, që stimulon erosin.
Demi
Do të keni një periudhë mjaft intensive për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi duhet të mbyllni të gjitha proceset që i takonin muajit korrik.
Binjakët
Do të ndjeheni shumë të gjallë, pasi Merkuri në shenjë ju sjell stimuj të tjerë, aq të nevojshëm në një moment plot tension për ju.
Gaforrja
Pozicioni i pafavorshëm i Hënës dhe Marsit në shenjë do të bëjë që sot ta keni vërtet të vështirë të arrrini objektivat që i keni vënë vetes.
Luani
Do të vazhdojë edhe sot tranziti i Marsit në shenjën tuaj, prandaj do të jeni të elektrizuar në momente të caktuara në raportet ndërpersonale.
Virgjëresha
Eshtë një javë në dukje e qetë, por tensionet dhe “përplasjet” janë prapa derës. Eshtë mirë që një çështje personale ta sistemoni para se të fillojë “furtuna”.
Peshorja
Parashikohet vërtet një ditë mjaft e këndshme. Por duhet të tregoni shumë kujdes sepse ka të ngjarë të harroni gjëra shumë të rëndësishme për ju.
Akrepi
Me mbarimin e muajit të parë të viti, duket se edhe telashet tuaja do të marrin fund, pasi shenja juaj sot do të jetë nën dominimin e plotë të Afërditës dhe Marsit shumë pozitivë.
Shigjetari
Planet janë rrjeshtuar në anën tuaj dhe “ndihmën” e tyre do ta keni gjatë gjithë ditës, por ajo nuk vlen nëse ju vazhdoni t’i ndërlikoni vetë problemet me qëndrime të pakuptimta.
Bricjapi
Dëshironi të bëni shumë, por kur i keni duart e lidhura, jo vetëm që nuk arrini asgjë, por edhe shpirtërisht ndjehin keq.
Ujori
Jo vetëm dita, por ndoshta e gjithë java pritet të jetë shumë pozitive për ju që i përkisni kësaj shenje.
Peshqit
Jeni zhytur në routinen e përditshme dhe as që mundoheni të ngrini kokën e të shihni ç’bëhet përreth.