Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 20 maj

30/05/2016
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi 20 maj

Dashi





Reagimi juaj i parë mund të mos jetë më i miri, por është i mjaftueshëm për të treguar se çfarë ndieni. Mos i fshihni ndjenjat dhe mendimet, edhe nëse të tjerëve mund të mos u pëlqejë. Çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Demi


Siguria ka qenë gjithnjë një çështje e rëndësishme për ju. Dita e sotme do t’ju japë një sens të ri sigurie që do t’ju pëlqejë shumë. Kjo është një shenjë e mirë, ndaj vazhdoni të lëvizni në të njëjtin drejtim.

Binjakët

Një problem me buxhetin ju ka shqetësuar këto kohë, por sot do të kuptoni se ia keni hedhur paq. Në fakt, energjia juaj është e mjaftueshme për t’u përballur me çështjet financiare. Përqendrohuni sa më shumë të mundeni.

Gaforrja

Një ngarkesë emocionale do të rezultojë diçka shumë e bukur, pasi do t’ju kthejë emocionet e vjetra që kishit kohë pa i përjetuar. Mund të zbuloni një të vërtetë që nuk ua kishte marrë mendja kurrë.

Luani

Një ndjesi e panjohur po ju drithëron pa e kuptuar. Mos u frikësoni! Në këto çaste po përjetoni një njohje të re, qoftë me veten, apo edhe me të tjerët. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe kini besim te vetja.

Virgjëresha

Jeta juaj sociale do të jetë me shumë aktivitete sot. Sigurisht që do të kaloni një ditë të mrekullueshme me shumë njerëz përreth. Ju pëlqen të buzëqeshni dhe t’i bëni të tjerët të ndihen mirë. Vazhdoni kështu!

Peshorja

Progresi do të jetë iluzioni juaj sot. Mos u mërzisni! Thjesht qetësohuni dhe pranoni se disa gjëra nuk mund t’i kontrolloni. Shumë shpejt gjithçka do të fillojë të marrë për mbarë, jini të durueshëm.

Akrepi

Niveli juaj i energjisë është më i lartë se zakonisht, ndaj shtyjeni veten të bëjë gjëra që nuk kishit menduar kurrë se do ia dilnit t’i bënit. Ju pëlqejnë sfidat dhe detyrat e vështira. Bëni atë që duhet bërë: fitoni!

Shigjetari

Keni nevojë për ndjenja të reja, ndoshta një lidhje të re dashurie, një qëllim të ri karriere apo një hobi që ta merrni seriozisht. Eksploroni kufijtë tuaj dhe shihni se deri ku mund të shkoni.

Bricjapi

Jeta juaj në familje po shkon më së miri. Jeni të lumtur me gjithçka që ju rrethon dhe nuk ngurroni t’ua tregoni të tjerëve. Dikush do t’ju kërkojë një nder, të cilin ju do ta shihni të arsyeshëm ta plotësoni.

Ujori

Një çështje jo shumë e rëndësishme po ju ngatërron mendimet dhe ndjenjat. Kjo është një situatë e përkohshme e cila do të kalojë sa hap e mbyll sytë. Nëse nuk mund të prisni, ndërmerrni veprimet e duhura.

Peshqit

Po i tregoni një personi tjetër sesa argëtuese mund të jetë jeta dhe ky duket shumë i kënaqur. Po zbuloni mënyra të tjera për të shijuar jetën. Kjo është një gjë shumë e mirë. Jini sa më pozitivë për veprimet që bëni.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Moti, shihni parashikimin për gjithë javën

Moti, shihni parashikimin për gjithë javën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera