DASHI
Hëna sot parashikon një ditë të qetë. Miqësitë e ekuilibruara do t’ju ndihmojnë të kaloni sa më mirë ditën e sotme, që paraqitet e pasur me mundësi interesante për të arritur suksese të reja personale.
DEMI
Një ngjarje e papritur do të ngadalësojë ritmet tuaja në punë: nuk do të arrini të përfundoni siç duhet angazhimet profesionale dhe kjo do t’ju bëjë të ndjeheni të pakënaqur. Parashikohen disa tensione në dashuri, por që do të zgjidhen falë ndihmës që do t’ju japë një miku juaj i ngushtë.
BINJAKËT
Nuk do të mungojnë pengesa të ndryshme gjatë ditës së sotme. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi dhe të shtyni për më vonë disa angazhime, duke i dhënë prioritet atyre që janë më të rëndësishme. Mundohuni të mos ngatërroni jetën sentimentale me atë profesionale.
GAFORRJA
Dita e sotme ju fton të çlodheni dhe të qetësoheni. Një darkë me miqtë, një lojë me letra, një festë ose një film do të jenë rastet për t’u ndjerë mirë. Përpara se të filloni një punë të re mbaroni këtë që keni në dorë dhe bëni një pushim për të vendosur rregull në gjithçka.
LUANI
Pozicioni aspak i favorshëm i Hënës te shenja e Akrepit bën që sot të ndesheni me një sërë problemesh, mos u shqetësoni por reagoni me vendosmëri dhe guxim në çdo situatë. Nuk do të mungojë ndonjë debat në sektorin e ndjenjave, por që do të jetë kalimtar.
VIRGJËRESHA
Fantazia juaj do t’ju lejojë të gjeni zgjidhjen e duhur të disa situatave të vështira. Mbrëmja do t’ju ofrojë momente të këndshme jo vetëm atyre që janë çift, por edhe atyre që janë në kërkim të shpirtit binjak.
PESHORJA
Mundohuni të përfitoni nga çdo mundësi që ju ofron dita e sotme duke i treguar botës mbarë aftësitë tuaja. Pranoni një ftesë që do t’ju bëhet në mbrëmje: ndoshta bëhet fjalë për një darkë apo për një festë mondane.
AKREPI
Përveç se do të jeni më të favorizuarit e zodiakut, yjet do t’ju dhurojnë një sërë mundësish në të gjithë sektorët e jetës. Në punë mund të synoni gjithnjë e më shumë, vetëm se duhet të bëni kujdes me disa projekte që nuk janë aspak të qarta.
SHIGJETARI
Sot do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni aspak dëshirë të angazhoheni në punët e përditshme. Në punë nuk do t’ju mungojë ndihma e kolegu, për të përfunduar në kohë një projekt.
BRICJAPI
Mos u përfshini nga rutina e përditshme, por mundohuni të mbani lart humorin dhe vetëvlerësimin, duke gjetur interesa të reja. Ky mund të jetë momenti i duhur për të sistemuar disa çështje të lëna pezull. Në sektorin e ndjenjave parashikohen ulje e ngritje, për shkak të disa zënkave që keni pasur kohët e fundit.
UJORI
Keni shpirt iniciative dhe nuhatje të mirë për biznes, mundohuni ta shfrytëzoni sa më mirë sidomos në qoftë se doni të nisni një aktivitet të ri. Hëna më në fund është në favor dhe bën që jeta sociale të jetë më dinamike.
PESHQIT
Ju pret një ditë e bukur, e pasur me mundësi të mira në çdo sektor të jetës. Yjet do të jenë aleatët tuaj më të çmuar, si për sa u përket sukseseve sociale, ashtu edhe atyre financiare.