Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi, 22 Qershor

21/06/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi, 22 Qershor

Dashi





Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive. Edhe erosi do jetë i stimuluar nga Hëna e Afërdita. Beqarët do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Demi


Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme për ju që jeni në një lidhje, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizimit. Beqarët duhet të reflektojnë mirë përpara se të bëjnë zgjedhjen. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të “përpjeta”. Megjithatë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një farë sodisfaksioni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mjaft mbresëlënëse. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme.

Gaforrja

Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Vetëm Hëna duket se sot do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të presin ende para se të hedhin hapa më tej, në të kundërt mund të lëndohen. Situata e financave do mbetet e njëjtë.

Luani

E zbehtë fusha e dashurisë. Një situata yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore. Beqarët duhet të qartësohen njëherë me veten para se të vendosin. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni me partnerin/en, sot me Merkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. ”Kokëfortësia” nuk ju ndihmon aspak. Beqarët do marrin shumë ftesa sot, vetëm duhet të vendosin. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur.

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Merkuri është stresues. Beqarët do kenë takime, por asgjë më shumë se kaq dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Duket se ”marshimi” juaj do të vazhdojë i pandalshëm, aq më tepër tani që ”opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Mundohuni të mbani pranë vetes partnerin/en. Beqarët nuk duhet të privojnë veten nga asgjë, por të shfrytëzojnë lirinë e tyre. Financat do stabilizohen.

Shigjetari

Qielli për ju që jeni në një lidhje edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur”, pasi Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme. Megjithatë, së shpejti do ju vijnë edhe sinjale pozitive. Beqarët do kenë plot aventura, por asgjë serioze. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset për ju të dashuruarit i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj. Beqarët do kenë ndihmën e yjeve dhe çdo gjë do ju eci mirë. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë.

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, për ju që jeni në një marrëdhënie, prandaj sot nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Beqarët do nxitohen me vendimet dhe mund të lëndohen. Financat nuk parashikohen të jenë të këqija.

Peshqit

”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni kësaj shenje, dhe që gëzoni një marrëdhënie, pasi gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime dhe do ndihen mirë edhe me atë status që kanë. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes me shpenzimet.

Tags: 22 qershorhoroskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Për ku do të niset Nora dhe Roberti?

Për ku do të niset Nora dhe Roberti?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera