Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 25 prill

25/04/2016
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi 25 prill

Dashi





Dashuria do të jetë në ekuilibër për çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë, ndërsa ata që kanë pak kohë të lidhur do të kalojnë një krizë vendimi për të ardhmen e tyre.

Demi


Sot do të jeni dakord vetëm me ata që kanë të njëjtat interesa, si dhe ju. Intuitën do ta keni të fortë, por do të jeni pak nervozë. Në dashuri ndiqni zemrën.

Binjakët

Do të keni mundësi të takoheni me persona që nuk i shihni prej kohësh. Të reja të mira në lidhje me studimet dhe me punën, por edhe me shitjet apo çështjet e ndryshme të biznesit.

Gaforrja

Për ju sot janë parashikuar suksese personale dhe profesionale. Por në familje do të diskutoni në lidhje me paratë ose për çështje xhelozie. Gjithsesi humori i mirë nuk do t’ju braktisë.

Luani

Ju pret një ndryshim i vogël. Përpiquni që të mos hutoheni. Mos prisni kohë për atë vendim. Bisedoni me një person që është shumë xheloz për ju, duke e pyetur për arsyet e xhelozisë së madhe.

Virgjëresha

Bëjeni çdo gjë me pozitivitet sot, sepse Hëna dhe Marsi ka mundësi të ndikojnë për keq, duke ju shkaktuar keqkuptime me miqtë, kolegët dhe partnerin apo partneren.

Peshorja

Sot humori juaj do të përjetojë ngritje dhe ulje. Lini mënjanë polemikat e vjetra, sepse do të bëni figurë jo të mirë në çdo rast. Do të përfitoni shumë avantazhe.

Akrepi

Jini më të kujdesshëm dhe mos nxitoni pas një marrëdhënieje që nuk është shumë e pastër. Mos u voni në mbrëmje jashtë, sepse keni nevojë që të rikuperoni forcat.

Shigjetari

Mos kini frikë për t’u përballuar me një situatë në dukje stresuese. Bëhuni kurajozë dhe qëndroni me këmbë në tokë. Jini bujarë në propozimin e zgjidhjeve të duhura.

Bricjapi

Kurojeni pamjen tuaj duke zgjedhur produkte kozmetike më cilësore, edhe pse do t’ju duhet që të shpenzoni pak për to. Do të luftoni për ose në llogari të miqve tuaj. Në punë do të zhgënjeheni.

Ujori

Një person do të dojë të sqarojë me ju disa aspekte të një situate që është krijuar mes jush. Fitoni kohë dhe mos jini impulsivë. Në dashuri mos shpenzoni kohë me persona jo të duhur për jetën tuaj.

Peshqit

Duhet të rishihni edhe një herë marrëdhëniet me shoqërinë tuaj: jo të gjithë janë të sinqertë dhe e meritojnë miqësinë tuaj. Rrini larg njerëzve që duan të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj në çift.

Tags: 25 prillhoroskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Ja bisedat mes Noizyt dhe Encës në Instagram (FOTO)

Ja bisedat mes Noizyt dhe Encës në Instagram (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera