Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje? 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 27 korrik

27/07/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 27 korrik

Dashi
Aftësia për të folur para njerëzve ju bën të ndiheni në siklet. Është mirë të shkoni në ndonjë kurs për të folurën në publik. Sa më shpejt që keni mundësi t’i prezantoni idetë tuaja në mënyrë të kompletuar, aq më lehtë do ta keni të fitoni mundësi për të ecur para. Puna përkrah dikujt që ka reputacion ju ndihmon shumë.





Demi
Nuk do të arrini askund nëse flirtoni me dikë në punë. Nëse dëshironi të arrini diku, duhet të punoni shumë. Kjo nënkupton se duhet të keni një qëndrim më serioz. Në të kaluarën jeni keqkuptuar sepse punëdhënësit nuk e kuptojnë që ju jeni punëtor të përkushtuar, por me sens humori.

Binjakët
Nëse keni qëndrime shumë konservatore do të zmbrapseni. Mësoni nga dikush që është shumë më i mirë edhe pse do të ndiheni jo rehat. Nuk keni arsye të turpëroheni për këtë. Kolegu juaj do të admirojë aftësinë tuaj për të zgjeruar njohuritë e punës për arsye të mira.


Gaforrja
Do të keni telashe nëse i bëni gjërat sipërfaqësisht. Kurdo që ju kërkohet të mësoni diçka të re, lexoni me kujdes dhe testojeni veten shpeshherë. Nëse e dëshmoni që keni njohuri të thella do të dalloheni nga grupi. Do të bini në sy të një eprori që po kërkon ta ndërtojë një ekip me njerëz që mund të punojnë në mënyrë të pavarur.

Luani
Nëse flisni me zë të lartë dhe të ashpër do t’i largoni njerëzit nga vetja. Nëse doni mbështetje duhet të tregoheni më diplomatë. Ndiqni shembullin e dikujt që e keni admiruar gjithmonë. Nuk është mirë të lëshoni urdhra. Qëndrimet pozitive do të mbulojnë edhe dobësitë e mëdha.

Virgjëresha
Mund të jetë e vështirë të flitet me ju. Nuk mund të luftoni dëshirën e ëndërrimtarit. Në vend se të shkoni në një takim të rëndësishëm, caktoni një tjetër orar. Më mirë është të fokusoheni në një projekt kreativ. Në vend se të krijoni një listë të detajuar me gjërat që duhet të bëni, është mirë të ndiqni intuitën.

Peshorja
Idetë tuaja janë para kohës dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e kanë vështirë t’ju marrin seriozisht. Njerëzit mendojnë se po bëni shaka kur ju propozoni. Është ndjenjë e keqe kur sugjerimet tuaja nuk merren parasysh. Bëni kujdes me shëndetin.

Akrepi
Nëse provoni të parashikoni të ardhmen, do të dështoni. Pavarësisht se sa mirë përgatiteni për diçka, gjithmonë ka surpriza që s’mund t’i parashikoni. Pranojini ato! Aftësia për të menduar vetë do të ju ndihmojë ta shpëtoni një projekt nga mundësia për të dështuar.

Shigjetari
Duhet të keni kujdes se me kë shoqëroheni. Nëse flisni shumë me njerëzit mund të dëmtoni të ardhmen tuaj. Nëse caktoni një seri me afate kohore gjatë një dite, duhet t’i respektoni. Është vështirë të punoni kur jeni të rrethuar me njerëz shumë interesant.

Bricjapi
Nëse silleni ashpër dhe të padrejtë, do të humbni respektin e të tjerëve. Mënyra më e mirë për të komunikuar pritjet tuaja është të jepni mesazhe të qarta. Çdokush ka stil të ndryshëm mësimi. Një dashuri e re po troket, shijojeni.

Ujori
Nuk jeni natyrë që thyen rregulla. Më me dëshirë i respektoni ato. Dikush e ka monitoruar aftësinë tuaj për të funksionuar si anëtar ekipi. Kujdes me financat, mund të mbeteni shumë shpejt pa asnjë lekë.

Peshqit
Është më mirë të arrini një afat kohor se sa të shtyni një projekt të rëndësishëm. Gabimet mund të ndryshohen më vonë. E rëndësishme është të dëshmoni se jeni në gjendje të punoni. Tregohuni të gatshëm që të pranoni gabimet tuaja dhe të ecni përpara për t’i përmirësuar ato.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Studimi/ Humbni peshë duke konsumuar bishtajoret

Studimi/ Humbni peshë duke konsumuar bishtajoret








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera